LAJMI I FUNDIT:

Zëdhënësi i ministrisë së Punëve të Jashtme i Kinës akuzon SHBA-të: Ushtria amerikane mund ta ketë sjellë coronavirusin në Kinë

Zëdhënësi i ministrisë së Punëve të Jashtme i Kinës akuzon SHBA-të: Ushtria amerikane mund ta ketë sjellë coronavirusin në Kinë

Zëdhënësi i ministrisë së Punëve të Jashtme i Kinës, ka bërë një deklaratë shokuese gjatë të enjtes. Ai tha se ushtria amerikane mund ta ketë sjellë coronavirusin në qytetin kinez Wuhan, që po cilësohet si epiqendra e epidemisë, raporton Reuters.

Zyrtarët kinezë këto komente i kanë bërë si kundërpërgjigje ndaj zyrtarëve amerikanë, që kanë thënë se autoritetet kineze kanë vepruar shumë ngadalë për të parandaluar përhapjen e virusit dhe për mos transparencë, transmeton Telegrafi.

Të enjten Këshilltari amerikan për Siguri Nacionale, Robert O’Brien, ka thënë se shpejtësia me të cilën Kina ka reaguar për të parandaluar coronavirust sipas të gjitha gjasave i ka kushtuar botës, kur sipas tij kanë mundur të bëhen përgatitjet më herët.


Vendet në të cilat nuk është regjistruar as edhe një rast me coronavirus
Lexo po ashtu Vendet në të cilat nuk është regjistruar as edhe një rast me coronavirus

Me një gjuhë të ashpër të shkuar në gjuhën angleze në llogarinë e verifikuar në Twitter, zëdhënësi i ministrisë së Punëve të Jashtme i Kinës, Zhao Lijian, ka shkruar se janë Shtetet e Bashkuara që u mungon transparenca.

“Ku filloi pacienti zero në SHBA? Sa njerëz janë infektuar? Cilat janë emrat e spitaleve? Ndoshta ushtria amerikane është ajo që solli epideminë në Wuhan. Ju lutem jini transparent. I bëni publike të dhënat e juaja. SHBA-të na e kanë borxh një shpjegim”, ka shkruar Zhao. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Musk thotë se Reuters mori miliona dollarë nga Pentagoni - Trump reagon: Menjëherë ktheni paret

Musk thotë se Reuters mori miliona dollarë nga Pentagoni - Trump reagon: Menjëherë ktheni paret

Amerika
Zbulohen dy datat që synojnë Trump dhe Putin për marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë

Zbulohen dy datat që synojnë Trump dhe Putin për marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë

Botë
Ministri gjerman i mbrojtjes kritikon SHBA-në “për lëshimet ndaj Rusisë”

Ministri gjerman i mbrojtjes kritikon SHBA-në “për lëshimet ndaj Rusisë”

Botë
NATO teston aftësinë e saj

NATO teston aftësinë e saj "për t'u vendosur me shpejtësi në të gjithë Evropën Lindore" - pa ndihmën e SHBA-së

Botë
Zelensky sanksionon ish-presidentin ukrainas dhe grupin e miliarderëve që ikën në Rusi

Zelensky sanksionon ish-presidentin ukrainas dhe grupin e miliarderëve që ikën në Rusi

Evropa
Përmbyset autobusi në Turqi, të paktën katër të vdekur

Përmbyset autobusi në Turqi, të paktën katër të vdekur

Turqia
Kalo në kategori