Zbulojmë Samsung Galaxy S20 FE: Veçoritë e preferuara të fansave me një çmim të arritshëm

Kamera e trefishtë e gradës profesionale, ngjyra të reja të gjalla dhe inovacione premium të kuruara, duke filluar nga 650 euro.
Samsung Electronics zbuloi sot Galaxy S20 Fan Edition (FE), anëtarin më të ri të serisë Galaxy S20. Galaxy S20 FE është një telefon inteligjent premium që përfshin risitë që adhuruesit e Galaxy e duan më shumë dhe me një çmim të arritshëm, duke filluar nga 650 euro.
“COVID-19 trazoi botën që njihnim dhe teknologjia tani po luan një rol edhe më të rëndësishëm në jetën tonë. Kjo është arsyeja pse ne krijuam Galaxy S20 FE për të ofruar përvoja flagship për të arritur edhe më shumë konsumatorë. Samsung mori karakteristikat e zgjedhura të serisë Galaxy S20, të tilla si ekrani që ofron navigim super të lëmuar, një kamerë me fuqi AI, një procesor të përparuar, lidhje shumë të shpejtë, bateri që zgjatë gjithë ditën, hapësirë për ruajtje, me një dizajn premium, në mënyrë që të krijojë Galaxy S20 FE të ri”, thuhet në një njoftim.
“Ne flasim vazhdimisht me klientët tanë dhe vlerësojmë reagimet e tyre. Gjithashtu, ne dëgjuam se çfarë ata pëlqyen më shumë në lidhje me serinë Galaxy S20, cilat tipare ata përdorën më shpesh dhe çfarë ata do të donin të shihnin në telefonin e ri. Galaxy S20 FE u krijua si një anëtar i ri i familjes Galaxy S20 dhe përfaqëson një mënyrë të re për t’i prezantuar inovacione të rëndësishme edhe më shumë njerëzve, në mënyrë që t’i japim atyre gjithçka që duan me më të mirën e Galaxy”, tha Dr. TM Roh, President dhe Shef i Biznesit të Komunikimeve Mobile për Samsung Electronics.
Këto ditë, të bësh foto ose video dhe t’i ndash ato është mënyra më e mirë për tu shprehur. Kjo është arsyeja pse Galaxy S20 FE sjell një aparat fotografik të gradës profesionale së bashku me kamerën selfie 32MP duke përfshirë teknologjinë tetra-binning që ju lejon të kapni menjëherë një foto të denjë.
Me sensorët e mëdhenj të imazhit në Galaxy S20 FE, duke përfshirë përpunimin multi-frame, mund të bëni foto më të pasura, më të gjalla – madje edhe në dritë të ulët. Përpunimi multi-frame në modalitetin e natës me integrimin e kornizës AI stabilizon lëvizjen në kamera teksa regjistroni, që të mund të përqendroheni tek argëtimi.
Dhe ndërsa nuk mund të jeni gjithmonë fizikisht afër veprimit, Space Zoom 30X i fuqishëm i Galaxy S20 FE ju lejon të afroheni mjaftueshëm për të shkrepur fotografi. Editimi dhe ndarja e fotove dhe videove është e rëndësishme për fansat e Galaxy, kështu që Galaxy S20 FE e bën të lehtë krijimin dhe kurimin e fotove dhe videove mahnitëse në kohë reale si një profesionist.
Për të pasqyruar stilin tuaj personal, Galaxy S20 FE vjen në një përzgjedhje prej gjashtë ngjyrash të gjalla që i përshtaten çdo qëndrimi, pamjeje dhe personaliteti me elemente dizajni të tërhequra nga familja elegante Galaxy S20.
Samsung pajisi Galaxy S20 FE me një procesor të përparuar për të mundësuar një përvojë të përsosur. Galaxy S20 FE është pajisja perfekte për navigim të lëmuar ose shikimin e një videoje, falë ekranit të saj 6.5-inç Infinity-O Super AMOLED me një shpejtësi freskimi super të lëmuar 120Hz.
Samsung pajisi Galaxy S20 FE me një bateri të aftë të zgjasë gjatë gjithë ditës. Bateria e fuqishme e Galaxy S20 FE 4,500mAH, performanca e fuqishme e AP dhe mbushja super fast ju siguron që të mund të vazhdoni të bëni atë që doni, pa u shqetësuar për jetën e baterisë.
Dhe meqenëse jeta mund të jetë e paparashikueshme, Galaxy S20 FE është rezistent ndaj ujit dhe pluhurit. Më mirë akoma, kur ndodhin aksidente, mund të jeni të qetë duke e ditur që Samsung Care+ kujdeset për ju.
Duke filluar nga 2 tetori 2020, Galaxy S20 FE do të jetë i disponueshëm gjerësisht përmes Samsung.com, operatorëve dhe shitësve me pakicë në internet.
Porositë paraprake për Galaxy S20 FE fillojnë në Samsung.com më 23 shtator 2020. Çmimi i rekomanduar i shitjes me pakicë për S20FE LTE 128GB është 650 euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
As Apple as Samsung, ky është telefoni më i hollë në botë

Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Një histori interesante: A e dini se si e mori emrin Bluetooth?

VIP Service për televizorët e zgjuar 98' – Kombinimi perfekt i mjeshtërisë vizuale dhe dizajnit të shkëlqyer

Unaza që mat temperaturën e atij që e vendos dhe të tjerëve përreth - Samsung drejt zhvillimit të pajisjes së veçantë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës