LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet shkrimi më i vjetër alfabetik në botë në Siri

Zbulohet shkrimi më i vjetër alfabetik në botë në Siri

Studiuesit amerikanë kanë zbuluar atë që duket të jetë shkrimi më i vjetër alfabetik i njohur në botë, pasi gjetën cilindra balte në një varr në Siri me detajet e gdhendura.

Studiuesit në Universitetin John Hopkins përcaktuan se cilindrat ishin bërë rreth vitit 2400 p.e.s., gjë që i bën ata rreth 500 vjet më të vjetër se çdo shkrim tjetër alfabetik i njohur.

Krahas shkrimeve, ata zbuluan varre të epokës së bronzit të hershëm, duke përfshirë një varr të ruajtur mirë me gjashtë varre brenda.


Trupat shoqëroheshin me bizhuteri ari dhe argjendi, enë gatimi, një majë shtize dhe enë qeramike.

Ndërsa të katër “cilindrat prej balte ishin të pjekur lehtë” dhe në ta kishte të gdhendur shkrim alfabetik, përcjell Telegrafi.

Bëhet e ditur se ato u gjetën në vitin 2004 dhe u përshkruan në një punim akademik në vitin 2021, por fituan rëndësi vetëm këtë javë pasi një nga studiuesit prezantoi gjetjet në takimin vjetor të Shoqatës Amerikane të Kërkimeve të Jashtme.

“Ky zbulim i ri tregon se njerëzit po eksperimentonin me teknologji të reja komunikimi shumë më herët dhe në një vend tjetër nga sa kishim imagjinuar më parë”, tha Glenn Schwartz, profesor i arkeologjisë në Universitetin Johns Hopkins.

Shumë kohë përpara se alfabeti të vinte në ekzistencë, qytetërimet njerëzore përdorën mjete të ndryshme për të komunikuar.

Ndërsa sumerët e Mesopotamisë përdornin kuneiformë ose imazhe të vogla, egjiptianët e lashtë zhvilluan hieroglife.

“Më parë, studiuesit mendonin se alfabeti ishte shpikur në ose rreth Egjiptit diku pas vitit 1900 p.e.s. Artefaktet tona janë më të vjetra dhe nga një zonë tjetër në hartë, duke sugjeruar që alfabeti mund të ketë një histori krejtësisht të ndryshme origjine nga sa mendonim ne”, shtoi Schwartz. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

Virale
E palos dhe fluturon aeroplanin prej letre në 5.12 sekonda - thyen rekordin botëror të Guinness

E palos dhe fluturon aeroplanin prej letre në 5.12 sekonda - thyen rekordin botëror të Guinness

Fun
Fenomeni i rrallë që habiti peshkatarët në Turqi, shfaqen para tyre dallgët katrore

Fenomeni i rrallë që habiti peshkatarët në Turqi, shfaqen para tyre dallgët katrore

Interesante

"Përbindëshi i deteve" - ky është transportuesi më i madh i automjeteve në botë

Interesante
Burri thuajse bie në gojën e peshkaqenit - e shpëtojnë reflekset e shpejta

Burri thuajse bie në gojën e peshkaqenit - e shpëtojnë reflekset e shpejta

Virale
“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

Fun
Kalo në kategori