LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet se kush qëndron pas sulmit në X

Zbulohet se kush qëndron pas sulmit në X

Grupi pro-palestinez i hakerëve “Dark Storm Team” mori përgjegjësinë për sulmin e fundit masiv DDoS në X.

Ky sulm shkaktoi ndërprerje të mëdha në funksionimin e platformës dhe sipas të dhënave të Downdetector, problemet më të shumta janë raportuar nga përdoruesit e aplikacionit celular.

Pronari i rrjetit social X, Elon Mask konfirmoi se sulmi ishte jashtëzakonisht i fortë dhe sugjeroi se pas tij qëndronte një organizatë e madhe apo edhe një shtet.


Më vonë, Musk deklaroi se sulmet vinin nga adresat IP në Ukrainë, por pa prova të këtij pretendimi.

Ekspertët besojnë se sulmuesit mund të kishin përdorur serverë të komprometuar, në vendin e shkatërruar nga lufta për të fshehur origjinën e tyre të vërtetë.

Kompania e sigurisë Check Point Research e lidhi sulmin me grupin e hakerëve “Dark Storm Team”, i cili më parë sulmoi në SHBA, Ukrainë, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Izrael.

Megjithatë, nuk është plotësisht e qartë nëse ky grup hakerash po vepron në mënyrë të pavarur apo është në një farë mënyre i lidhur me Rusinë.

Sulmi që atëherë është qetësuar, por situata mund të përshkallëzohet sërish. Në gjysmën e dytë të 2024, numri dhe fuqia e sulmeve DDoS u rrit ndjeshëm – sipas të dhënave të kompanisë analitike Gcore, u regjistrua një rritje prej 56 për qind në bazë vjetore. /Telegrafi/