Në fshatin Përqevë të Klinës janë zbuluar 960 bimë narkotike në një plantacion prej 70 ari, me një peshë totale që tejkalon 500 kilogramë.

Autoritetet kanë ndërhyrë menjëherë për të asgjësuar bimët e llojit marihuanë.


Prokurori Ersan Qavolli, i cili ka qenë në vendin e ngjarjes, ka konfirmuar për Telegrafin se një person është arrestuar në lidhje me këtë rast, ndërsa pesë të tjerë janë në arrati.

"Kemi arritur të lokalizojmë plantacionin e bimëve narkotike të llojit marihuanë, ku janë gjetur gjithsej 960 bimë. Pas zbulimit, bimët janë nxjerrë dhe më pas janë asgjësuar," tha Qavolli.

Policia vazhdon hetimet për të kapur të dyshuarit e tjerë që janë ende në arrati./Telegrafi/

452013849 1882297485603995 348715664166394033 n  1

453507236 1032796834536003 1895895928749145825 n  1

453568995 2159647711101314 8472561400937623688 n

453839850 1188492982386085 2580383158853417899 n  1

bazeni ujit