Pse po flasim për flokët e Trump-it dhe njëherë? Epo, ngaqë duken ashtu si duken, njerëzit duan të dinë si e arrin Trump pamjen e tij tipike dhe kjo është zbuluar më në fund.

Dhe ku kështu? Në librin e publikuar dje, “Fire and Fury: Inside Trump’s White House” të Michael Wolff.


Kur autori vinte vërdallë shtëpisë së bardhë, e bija, Ivanka e tallte vazhdimisht tek të tjerët të atin për flokët. Dhe kështu e mori vesh Wolff, rrjedhimisht dhe ne.

Po hë, si e arrin Trump pamjen e tij tipike? Si fillim, kini parasysh që Trump është komplet qeros në çaçkë. Së dyti, kini parasysh që Trump i është nënshtruar një ndërhyrjeje estetike.

a627342675be2ae481b823de8a8808d8

Trump?! Ndërhyrje estetike?! Nuk është ashtu si mendoni. Kirurgët i kanë prerë pjesën e skalpit ku s’kishte flokë dhe pjesën që kishte flokë, e kanë tërhequr dhe shtriqur që të mbulojë gjithë kokën.

Kushton shumë, zë kore gjithandej dhe nuk funksionon gjithmonë. Dhe kjo s’është e gjitha. Sipas librit, Trump i merr flokët nga balli, nga anët dhe i kreh për lart që t’i mbulojnë çaçkën. Për t’i mbajtur në vend, presidenti përdor sasi të bollshme llaku.

20236UNILAD imageoptim GettyImages 631969844

Përveç këtyre, Trump gjithashtu kurohet me finasteride, një medikament që parandalon rënien e mëtejshme të flokëve dhe ka efekte të rënda anësore fizike, psikologjike dhe ejakulatore.

Po ajo ngjyra e urryeshme? Trump përdor një bojë për burra, sipër librit, të quajtur Just for Men. Sa më gjatë të lihet në flokë, aq më shumë e errëson flokun.

Por floku i Trump-it s’është i errët? Mesa duket, Trump s’ka durim të presë dhe e mban bojën në flokë më pak se ç’duhet. Prandaj përfundon me një krifë të verdhë në portokalli.

58bdb19f1500003b16abd783

Burimi: The Guardian