Besohet se transferimi i Jamie Vardyt te Arsenali është çështje ditësh.

Ylli i Leicester City është i gatshëm të lë dhelprat për të kaluar te Topçinjtë pasi besoni se titulli i Ligës Premier me londinezët do të ishte i mundur.


Sot (e hënë) në mëngjes janë publikuar disa fotografi ku shikohej Vardy teksa bënte fotografitë e prezantimit te Arsenali.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

Dhe për pak minuta këto fotografi zunë vend në portalet më të mëdha evropiane, por nuk u dashtë shumë për të kuptuar se ato ishin montazh.

Ato ishin fotografi të Granit Xhakës, por që mjeshtërit e photoshopit manipuluan mirë me ato dhe bënë që tifozët e Arsenalit të gëzohen me këtë transferim së paku për disa minuta. /Telegrafi/

CkRE1F1XIAEg4Ju

04_21130558_a3d3f4_2880111a

telegrafi sport app