LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen tri skuadrat e vetme që janë interesuar zyrtarisht për Hysajn

Zbulohen tri skuadrat e vetme që janë interesuar zyrtarisht për Hysajn
Elseid Hysaj (Foto: Getty Images/Guliver)

Elseid Hysaj po i numëron ditët e fundit si futbollist i Napolit.

Mbrojtësi shqiptar ka paralajmëruar largimin nga klubi italian pasi në sezonin e fundit nuk kishte hapësirat e duhura.

Shumë skuadra janë përmendur për lojtarin, si Manchester United, Inter, Juventus, Chelsea apo Bayern Munich.


Por ka qenë Radio Kiss Kiss Napoli që ka konfirmuar se vetëm tri skuadra zyrtarisht deri më tani janë interesuar për shqiptarin.

Elseid Hysaj. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Atletico Madrid, Roma dhe Milan janë tri ekipet që kanë shprehur interesim për reprezentuesin shqiptar.

Gjiganti spanjoll ka bërë edhe një ofertë prej 15 milionë eurove si dhe pesë të tjera në formë bonusesh, por edhe pse fillimisht u arrit një marrëveshje me Napolin ajo dështoi.

Gjasat më të mëdha janë që Hysaj karrierën ta vazhdoj në kryeqytetin spanjoll tek Atletico. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-ylli i Arsenalit në gjyq me babanë: E braktisën si foshnjë dhe tani po i kërkojnë para

Ish-ylli i Arsenalit në gjyq me babanë: E braktisën si foshnjë dhe tani po i kërkojnë para

Ndërkombëtare
“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Ndërkombëtare
Real Madridi ka vendosur të ndahet me tre lojtarë në verë

Real Madridi ka vendosur të ndahet me tre lojtarë në verë

La Liga
Barcelona e bën prioritet transferimin e Julian Alvarezit, i ofron Atleticos para dhe një futbollist

Barcelona e bën prioritet transferimin e Julian Alvarezit, i ofron Atleticos para dhe një futbollist

La Liga
Gjiganti evropian po mendon transferimin e Heung-min Son nga Tottenham

Gjiganti evropian po mendon transferimin e Heung-min Son nga Tottenham

Premier League
Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Premier League
Kalo në kategori