Shqipëria përgatitet për të nisur eliminatoret e Euro 2020 dhe ndeshjet e para për këtë edicion.

E ndërsa skuadra ndodhet në Tropikal nën urdhrat  e Christian Panuçit, disa kilometra larg, në Tiranë, u prezantuan fanellat e reja të ideuara dhe projektuara nga "Macron".


Simboli i shqiponjës vazhdon të jetë i pranishëm, këtë herë edhe pak në formë.

duk1 f2dd10df5b19c197dd4e9f42c44be8acfea36b391acfb55bb848a5

I pranishëm, gjatë prezantimit, asnjë futbollist, por presidenti i FSHF-së, Armand Duka, që deklaroi: "Është bërë një punë kolosale nga kompania "Macron". Dua t'i falënderoj për këtë projekt dhe të gjithë projektet e tjera”.

“Uroj që të gjitha këto të na sjellin atë që duam të gjithë, një paraqitje sa më të mirë”.

duka e312b506e3d2afd016be02b8daa9dcefbb0ba65e6473370480a5f5

“Uroj që ekipi kombëtar të bëjë rezultat sa më të mirë, për të synuar dhe arritur objektivat. Ta nisim me këmbën e mbarë që ndaj Turqisë". /Telesport/

telegrafi sport app