LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen dy anije të fundosura në Luftën I Botërore

Zbulohen dy anije të fundosura në Luftën I Botërore

Pas 92 vitesh nga data e zhdukjes së tyre, janë zbuluar në Gjirin e Vlorës dy anije italiane, të fundosura nga gjermanët në Luftën e Parë Botërore.

Dy anijet "Re Umberto", që transportonte trupa ushtarake dhe anija luftarake,"Intrepido" të mbytura në datën 4 dhjetor të vitit 1915, janë dalluar dhe filmuar të dielën. E para në thellësinë 50 metër dhe tjetra në 30 metër.

Ka qenë drejtori i Departamentit të arkeologjisë nënujore dhe detare të Institutit
Kombëtar të Arkeologjisë në Tiranë, Adrian Anastasi, i cili ka dhënë të dielën lajmin për këtë gjetje të rëndësishme arkeologjike.

Ekspedita për evidentimin e anijeve të mbytura ka nisur që prej 4 ditësh, ndërkohë që dy ditët e fundit janë filmuar dhe fotografuar pjesët e të dy anijeve të mbytura.


Sipas ekspertëve, Gjiri i Vlorës fsheh relike të shumta të anijeve italiane të një rëndësie të veçantë historike, të cilat janë fundosur gjatë Luftës së Parë dhe të dytë Botërore dhe lokalizimi dhe identifikimi i tyre merr rëndësi shkencore për të dyja vendet.

Sipas Anastasit, zbulimi i këtyre veprave do të jetë një pasuri nënujore me vlera të mëdha për vetë qytetin e Vlorës. /shekulli/

Në trend Kultura

Më shumë
Shkollimi i shqiptarëve në Beograd

Shkollimi i shqiptarëve në Beograd

Kulture
Historia e fisit Shala

Historia e fisit Shala

Kulture
Letra drejtuar Mehmet Shehut, më 1967: Po e prishni karakterin e shqiptarit, në dëm të Atdheut

Letra drejtuar Mehmet Shehut, më 1967: Po e prishni karakterin e shqiptarit, në dëm të Atdheut

Kulture
MERI MORISON

MERI MORISON

145

145

Poezi
Fotografia e harruar e Shote Galicës (Foto)

Fotografia e harruar e Shote Galicës (Foto)

Kalo në kategori