Zbulohen detajet: Si Flick e Deco e bindën yllin e Barcelonës ta refuzojë Chelsean

Ylli i ri i Barcelonës Fermin Lopez ishte ndër opsionet për të kaluar te skuadra angleze Chelsea gjatë afatit kalimtar veror.
Sipas mediave spanjolle, Chelsea kishte interesim të madh për Lopez, kurse edhe lojtari e konsideroi një lëvizje të tillë. Në fund, 22-vjeçari vendosi të qëndrojë në “Camp Nou”, ku deklaroi se ëndrra e tij mbetet suksesi në fanellën blaugranase.
Megjithatë, para se ta merrte këtë vendim, Fermin diskutoi me trajnerin Hansi Flick, duke i konfirmuar se po e konsideronte ofertën. Sipas “Cataluntya Radio”, tekniku gjerman i tha lojtarit se ka besim tek ai dhe e pranoi se nuk i kishte dhënë shumë minuta sezonin e kaluar.

Pas kësaj bisede me Flick, Lopez vendosi të qëndrojë te Barcelona. Më pas, ai diskutoi edhe me drejtorin sportiv Deco, ky i fundit ndërkohë nuk do të ndërhynte nëse oferta e duhur do të plotësonte kërkesat e klubit.
Lopez padyshim duhet të fitojë një vend në formacionin e Barcelonës, meqenëse Flick vazhdon të preferojë emra të tjerë si Raphinha, Lopez dhe Dani Olmo.
Si Raphinha, Lopez ashtu edhe Olmo kanë qenë titullarë në tre ndeshjet e para në La Liga këtë edicion, me katalunasit që kanë arkëtuar shtatë pikë, dy më pak se lideri Real Madrid./Telegrafi/



















































