LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen detajet e kontartës së Coutinhos te Aston Villa – klauzolë e çuditshme

Zbulohen detajet e kontartës së Coutinhos te Aston Villa – klauzolë e çuditshme

Aston Villa mund të nënshkruajë me Philippe Coutinhon për një marrëveshje me çmim të ulët pas huazimit të tij, duke rënë dakord për një klauzolë me Barcelonën.

Ai do të jetë zyrtarisht një lojtar i Villas pasi të ketë përfunduar testet mjekësore dhe të marrë një leje pune.

Ata kanë rënë dakord të paguajnë një pjesë të madhe të pagës së tij, me ekspertin e transferimeve Fabrizio Romano që pretendon se Villa do të paguajë rreth 65 për qind të kontratës së tij.


Ekziston gjithashtu një opsion – JO detyrim – për të blerë Coutinhon gjatë verës për një vlerë prej 35-45 milionë euro, sipas Matteo Moretto.

Pra, Villa potencialisht mund të blejë një lojtar që kaloi te katalunasit për 145 milionë euro për rreth 30 milionë në fund të sezonit.

Coutinho ka dështuar të bëjë përshtypje te Barca që nga kalimi i tij në janar të viti 2018 prej Liverpoolit.

Por, nëse Gerrard mund të marrë më të mirën nga 29-vjeçari në Villa këtë sezon, atëherë mund të mos mendojë dy herë për ta marrë atë në verë.

Duke folur për nënshkrimin e tij të parë si shef i Villa, Gerrard deklaroi: “Unë nuk mendoj se ju merrni një pseudonim si magjistar nëse nuk jeni një futbollist i veçantë”.

Coutinho do të udhëtojë në Birmingham në 48 orët e ardhshme për të finalizuar rikthimin e tij në Ligën Premier.

Image: PA

Ai mund të përfshihet në ndeshjen e skuadrës së tij në FA Cup kundër Manchester United të hënën e ardhshme.

Dhe më pas ai mund të bëjë debutimin e tij në ligë për Villa, përsëri, kundër Man United më 15 janar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Ndërkombëtare
Të gjithë e panë festën e egër të Rudigerit kundër Atletico Madridit, por a e patë çfarë bëri Valverde?

Të gjithë e panë festën e egër të Rudigerit kundër Atletico Madridit, por a e patë çfarë bëri Valverde?

Liga e Kampionëve
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Përfaqësuesja e Kosovës
Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Premier League
Kalo në kategori