Me afrimin e muajit të Ramazanit, shtëpitë mbushen me një atmosferë të veçantë përgatitjeje, reflektimi dhe bashkimi rreth sofrës së iftarit, ndërsa lista e blerjeve bëhet pjesë e përditshmërisë.

Për ta bërë këtë periudhë më të lehtë nga ana e shpenzimeve, Emona Center vjen me zbritje speciale, duke ofruar mundësi ideale për blerje me çmime të volitshme gjatë gjithë Ramazanit.


Gjatë këtyre ditëve në Emona Center, mund të përfitoni nga çmime të volitshme për produktet më të kërkuara të Ramazanit - nga pije të ndryshme, lëngje, ujëra, hurma, snacks, miell, vaj, sheqer, produkte për ëmbëlsira, si dhe mish, proshuta dhe djathëra që plotësojnë sofrën e iftarit dhe syfyrit.

Përveç ushqimeve, ofertat përfshijnë edhe produkte për kuzhinë, enë gatimi, aksesorë shtëpiakë dhe artikuj praktikë që e bëjnë përgatitjen e vakteve më të lehtë dhe ambientin më të ngrohtë gjatë këtij muaji.

Vizitoni Emona Center dhe përgatituni për muajin e Ramazanit me oferta që ju ndihmojnë ta shijoni këtë muaj - e cila ka sofrën e përbashkët me të gjithë dhe momentet me familjen.