Muxhahedinët e strehuar në Shqipëri dyshohet të kenë kryer sulme kibernetike në disa periudha të ndryshme kohore kundër Iranit.
Kjo është arsyeja pse Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar regjistrimin e procedimit penal ndaj këtij grupimi, referuar vendimit të gjykatës për miratimin e operacionit policor.
Ky veprim nëse konfirmohet përbën një thyerje të marrëveshjes që muxhahedinët kanë me shtetin shqiptar.
Referuar vendimit të gjykatës së posaçme, hetimi ka nisur pas referimit nga ana e policisë së shtetit në SPAK për 6 vepra penale, duke nisur nga ajo e “Provokimit të luftës” “Përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrje në të dhënat kompjuterike”, “Ndërhyrje në sistemet kompjuterike” dhe “Keqpërdorim i pajisjeve”, të gjitha këto të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Sipas hetimeve ka rezultuar se, anëtarët e kampit MEK, kanë kryer sulme kibernetike në disa institucione në shtetin e Iranian dhe për këtë është urdhëruar edhe kontrolli në ambientet e kampit në Manëz.
“Në kushtet ku ka dyshime të arsyeshme se organizata “MEK” nga territori i Republikës së Shqipërisë ka kryer sulme kibernetike ndaj Republikës Islamike të Iranit në disa periudha të ndryshme kohore dhe drejt disa institucioneve të shtetit të Iranit. Duke qenë se statusi i qëndrimit të organizatës “MEK” në Shqipëri është humanitar, Republika Islamike e Iranit në vazhdimësi ka pretenduar duke ngritur këto dyshime si dhe në mënyrë të vazhdueshme kërcënon se do të ndërmarrë sulme ndaj Shqipërisë dhe organizatës “MEK”,” thuhet në dosje, raporton Telegrafi Shqipëri.
“Me qëllim gjetjen e serverave apo pasjeve të tjera kompjuterike që mund të jenë përdorur për sulmet kibernetike nga territori i Republikës së Shqipërisë është e domosdoshme kryerja e kontrollit në vendqëndrimin e pjesëtarëve të organizatës “MEK”, në Durrës, Shqipëri.”
Më tej në vendimin e gjykatës thuhet se, nga hetimet e deritanishme dhe të dhënat e referuara nga ana e policisë gjyqësore rezulton se ka dyshime për faktin se pjesëtar të organizatës “MEK”, me vendqëndrim në Manëz, Durrës, janë të përfshirë në aktivitet kriminal të terrorizmit dhe financimit të terrorizmit.
Gjithashtu në vendim thuhet se, organizata ka një strukturë të centralizuar dhe hirerkike, ku drejtuesja e organizatës është Myryam Raiavi, bashkëshortja e ish-themeluesit të organizatës Mossad Raiavi.
Pas të kontrolleve të policisë u sekuestruan rreth 150 pajisje elektronike si dhe server që dyshohet se janë përdorur nga anëtarët e kampit mek. Pajisjet e sekustruara përfsh kompjutera, lap top dhe usb do i nënshtrohen një eskpertiozë që pritet t’i vijë në ndihmë hetimeve të SPAK. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania