LAJMI I FUNDIT:

Zanetti: Presioni mbi Messin për të fituar Kupën e Botës është më i madh se kurrë

Zanetti: Presioni mbi Messin për të fituar Kupën e Botës është më i madh se kurrë

Ish-mbrojtësi i Argjentinës dhe Interit, Javier Zanetti beson se presioni ndaj Lionel Messi për të fituar Kupën e Botës është rritur në vitet e fundit pas betejave të fundit të ekipit kombëtar.

Kombëtarja Albiceleste humbi 1-0 ndaj Gjermanisë në finalen e Kupës së Botës në Brazil katër vjet më parë dhe gjithashtu pësoi humbje në Copa America në Kili në 2015 dhe 2016.

Messi, i cili mbush 31 vjet më vonë këtë muaj, ka fituar gjithçka që fitohet në nivel klubesh dhe ka arritur të fitojë një medalje të artë olimpike me vendin e tij në 2008.


Pirlo: Messi duhet ta fitojë Kupën e Botës që të krahasohet me Maradonën
Lexo po ashtu Pirlo: Messi duhet ta fitojë Kupën e Botës që të krahasohet me Maradonën

Tani duke u përgatitur për atë që mund të jetë Kupa e Botës së fundit, Messi mbart shpresat e Argjentinës mbi shpatullat e tij dhe e bën këtë me një shqyrtim të intensifikuar në performancave të tij, sipas Zanetti.

“Ka shumë presion mbi të, por jo vetëm në këtë kampionat, por edhe në të kaluarën”, ka thënë fillimisht Zanetti për Mediaset.

“Gjithkush pret që ky të jetë Kampionati Botëror i tij dhe se Argjentina mund të fitojë, por do të jetë e vështirë, sepse unë shoh ekipe të tjera kombëtare më të kompletuara”.

“Humbjet në dy finalet, në Kupës së Botës dhe Kupës e Amerikës i shtojnë më tej presionet atij dhe ekipit kombëtar”.

Maradona: Messi nuk ka nevojë që të dëshmojë asgjë
Lexo po ashtu Maradona: Messi nuk ka nevojë që të dëshmojë asgjë

“[Kupa e Botës] ndalon të gjithë vendin, ka entuziazëm dhe pasion të madh për këtë ekip kombëtar dhe shpresojmë që të shkojmë deri në fund të garës”, përfundoi argjentinasi.

Argjentina fillon Kampionatit Botëror kundër Islandën të shtunën, përpara se të ndeshet me Kroacinë dhe Nigerinë për të përfunduar ndeshjet e Grupit D. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Premier League
Barcelona po tenton t’i mundësojë yllit të skuadrës transferimin në Arabinë Saudite

Barcelona po tenton t’i mundësojë yllit të skuadrës transferimin në Arabinë Saudite

La Liga
Klubi i Ligës Premier vendos të shkarkojë trajnerin e tyre, gjen edhe pasuesin

Klubi i Ligës Premier vendos të shkarkojë trajnerin e tyre, gjen edhe pasuesin

Premier League
Sesko para transferimit të karrierës së tij, do të kushtojë 80 milionë euro

Sesko para transferimit të karrierës së tij, do të kushtojë 80 milionë euro

Ndërkombëtare
Real Madridi dërgon skautët për ta përcjellë yllin e Ligës Premier

Real Madridi dërgon skautët për ta përcjellë yllin e Ligës Premier

La Liga
Emir Sahiti zbulon emocionet pas golit të parë me Hamburgun para 71 mijë tifozëve në Berlin

Emir Sahiti zbulon emocionet pas golit të parë me Hamburgun para 71 mijë tifozëve në Berlin

Bundesliga
Kalo në kategori