Javier Zanetti beson se Lautaro Martinez do të qëndrojë te Interi, përkundër interesimit të madh nga klubet evropiane.

Barcelona është skuadra që po i prinë garës për sulmuesin argjentinas, derisa Goal.com raporton se lojtari do të fitojë dhjetë milionë euro në Camp Nou.


Sidoqoftë, zëvendëspresidenti i Nerazzurëve ka thënë se Lautaro do të qëndrojë në Giuseppe Meaza edhe pas interesimit të madh të Blaugranasëve.

lautaro inter e1575215688467

"Te Interi unë e shoh atë të lumtur, ai identifikohet me klubin", ka thënë Zanetti për ESPN.

"Ne besojmë në të. E ardhmja e tij është te Interi. Nuk mendoj se ai do të largohet nga klubi edhe për disa vite", ka shtuar më tej ai.

Barcelona është e gatshme që të ofrojë Antoine Griezmannin në marrëveshje, vetëm që të transferojë Lautaron në verë. /Telegrafi/

telegrafi sport app