Këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari ka qenë e ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake up”, ku ka folur për jetën e saj profesionale dhe atë private.

Zaimina, e cila prej gati 9-muajsh është bërë nënë për herë të parë, ka folur për dy vajzat e bashkëshortit të saj.


Pak kohë më parë, ishte vetë këngëtarja që publikoi në profilin e saj “Instagram”, foto ku shfaqej vogëlushja e saj Khloe dhe dy vajzat e tjera të bashkëshortit të saj, Klodian Asllanit.

zaimina 1

Ato ishin fotografuar duke mbajtur në krahë vogëlushen gjatë festës së ditëlindjes së vajzës së vogël, Kristelit.

Ndërsa e pyetur ditën e sotme në emisionin “Wake up” për marrëdhënien që Zaimina ka me dy vajzat e tjera të burrit, këngëtarja është shprehur mjaft e matur.

“Kam një marrëdhënie jashtëzakonisht shumë të bukur. Ato janë vajzat e bashkëshortit tim, por janë edhe gjaku i vajzës sime dhe motrat e saj. Ato janë pjesë e familjes dhe janë dy vajza të mrekullueshme. Unë nuk kam dashur t’i bëj publike sepse sot mund të aludohet shumë".

zamina 2

"Unë kam pasur edhe shumë mesazhe jo shumë të këndshme rreth kësaj teme, prandaj dua që privatësia e jetës së tyre të jetë larg vëmendjes së mediave. Me ardhjen në jetë të Khloes ato janë shumë pranë me njëra-tjetrën edhe pse gocat jetojnë jashtë vendit”, u shpreh Zaimina.

Këngëtarja së fundmi u fokusua në biznes dhe ka kohë që s'ka publikuar këngë.