LAJMI I FUNDIT:

Zaimi: Ka opsione të reja në tavolinë, por ende nuk ka marrëveshje

Zaimi: Ka opsione të reja në tavolinë, por ende nuk ka marrëveshje

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi pas takimit të LVV-së me Lidhjen Demokratike të Kosovës, ka njoftuar se ka opsione tjera në tavolinën e bisedimeve mes këtyre dy subjekteve.

Zajmi i quajti “spekulime pa lidhje” dhe “rrena” raportimet e medieve se nuk do të ketë më takime, ndërsa tha se bisedimet janë më intensive se kurrë më parë.

Ai tha po ashtu se ka lëvizje por ende nuk kanë arritur marrëveshje.


Sipas tij marrëveshja do të marrë më shumë kohë, pasi ata nuk dëshirojnë marrëveshje të padrejtë.

“Bisedimet mes LV e LDK janë duke u zhvilluar, intensive si kurrë më parë. Ka opsione të reja në tavolinë, ka edhe lëvizje, por ende nuk ka marrëveshje. Do të marrë kohën e vet marrëveshja, sepse ne nuk dëshirojmë marrëveshje të padrejtë”, shkruan Zaimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Lajme
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Aksident në Lipjan, vdes një person dhe një tjetër lëndohet

Aksident në Lipjan, vdes një person dhe një tjetër lëndohet

Kronika e Zezë
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kalo në kategori