Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha, është marrë me festivalin DokuFest, sipas të cilit ky festival ka devijuar.
Sipas Berishës, kampet që hapen për këtë festival po shfrytëzohen, siç thotë ai, për drogë, prostitucion dhe përdorim të alkoolit nga adoleshentët.
“DokuFest është bë arenë e bandave për ta përfituar terrenin për shitjen e drogave”, thotë ai.
Postimin e tij, mund ta lexoni të plotë më poshtë.
“Përfundoi me ,,suksesë,, të madhë ,,DokuDroga,, në Prizren!
DokuFest2016 ishte kulminacioni i asaj që nuk kemi pritë dhe nuk duhet të ndodhë me një evenimentë të rëndësishëm kulturor e artistikë, misjoni i tij tash më i devijuar skajshmërishtë nga një festivale i mirpritur nga qytetarët e Prizrenit dhe Kosovës në fillim, në një festivalë i urryerë me të drejtë për shkakë se ky festivalë po përdoret për degjenerim të rinis ton të pastër.
DokuFesti gjithnjë e më shum po e humbë kuptimin në cilin thirret, ky festivalë edhe sipas raporteve puplike të policiis po shfrytzohet për dilerët e drogës me mjeshtri dhe jo rastësisht gjatë kohës sa mbahet DokuFesti në Prizren dynden të gjithë përdoruesit e drogës nga i gjithë vendi dhe me gjerë, ku bashkë me ta edhe të gjithë dilerët e drogës nga Kosova dhe jashtë saj.
Kampet që hapen për këtë festivalë shfrytzohen për drogë, prostutucion dhe përdorim të alkoholit nga adoloshent të cilët në emer të vullnetarve të DokuFestit bëjn atë kolazhin e përshtatshëm për ,,misjonin ,, e ulët të degjenerimit të rinis së qytetit ton.
DokuFesti edhe në përmbajtje ka deviju sepse tashë më është pa se nga vlerat artistike që ka pas, ka kalu në tema poltike dhe atë politika djallzore të cilat mundohen që luftën për lirin të UÇK -së dhe popullit shqiptar me barazu me luftën fasiste dhe gjenocidale të Sërbis 98/99. Për devijimin e këti festivali kuptova se jan në dijeni nga vitet e kaluara institucionet lokale dhe qëndror nga organete renditë dhe siguris mirpo për fatin e keq këto institucione kan bër se nuk po shohin dhe dëgjojn asgjë dhe tash më DokuFest është bë aren e bandave për ta përfitu terenin për shitjen e drogave.
Afaristët dhe pronarët e lokaleve tregëtare dhe hoteljere në pjesën qëndrore të Prizrenit jan dëshmitarët më të mir se cka ndodhë gjatë ditëve sa organizohet DokuFesti ku qindra të rinjë edhe të moshave 15 e 16 vjeqë bredhin rrugve gjithë natën nën ndikimin e alkoholit por edhe të përdorimit të substancave narkotike ku nëpër lokale jo vetëm që kërkojn alkoholë por edhe letra që përdoren për droga/ashashin.
Mëqense Prizreni nuk ka kryetar ose ka një kryetar kukullë duhet organizatorët e DokuFestit por edhe organet e policis të marrin masa që këto dukuri devijante mos të ndodhin përndryshe ky evenimentë nuk mundë të thirret DokuFest por DokuDroga, DokuAlkoholi, DokuProstutucione etj etj” (sic.), a thënë Berisha. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mot i vranët dhe me riga shiu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri