LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Zgjedhjet deri më 6 nëntor! (Video)

Zaev: Zgjedhjet deri më 6 nëntor! (Video)

Kryetari i LSDM-së në një intervistë në emisionin 360 gradë në Alsat-M ka folur për tema aktuale, një ndër to edhe për datën e zgjedhjeve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Ne duam definimin e të gjitha kushteve. Jo një nga një të shqyrtohen kushtet e më pas të bisedohet për datë të zgjedhjeve që më pas të diskutohet për qeverinë që do ti zbatojë zgjedhjet. Këtë e dëshiron OBRM-PDUKM-ja. Ja pakoja. Atë mund ta bëjmë menjëherë në takim të liderëve. Nëse atë e definojmë do të presim 20 ditë. Fillojmë nga 20 qershori deri me 10 korrik… KSHZ e kryen punën që ka, mediat definohen dhe zgjedhjet mund të mbahen më 6 nëntor ose 30 tetor”, tha Zoran Zaev nga LSDM.