LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Themelimi i Bashkësisë Fetare Selefiste është problem për shtetin

Zaev: Themelimi i Bashkësisë Fetare Selefiste është problem për shtetin

Themelimi i Bashkësisë Fetare Selefiste në Maqedoninë e Veriut është problem për sigurinë e shtetit, e ka informuar ministri i Drejtësisë, kryeministrin Zoran Zaev.

“Jam i informuar nga ministri Drejtësisë, se një gjykatë e caktuar e jona ka bërë regjistrimin e Bashkësisë së tillë e cila nga aspekti i sigurisë së shtetit është problem. Besoj që vetë organet kompetente do të ndihmojnë në zgjidhjen e çështjeve të tilla”, tha Zaev.

Bashkësia e re është regjistruar në Gjykatën Themelore Shkupi 2 dhe mban vulën e gjykatëses Suzana Donçevska.


Nga Bashkësia Fetare Islame e aktin e tillë e kanë cilësuar si të jashtëligjshëm, pasi siç vlerësojnë, Ligji nuk lejon që të themelohen dy Bashkësi Fetare. Ndërkaq kanë ftuar besimtarët mysliman që të mos bien pre e manipulimeve nga bashkësia.

Themelohet një Bashkësi Fetare Selafiste në Maqedoni, reagon BFI-ja
Lexo po ashtu Themelohet një Bashkësi Fetare Selafiste në Maqedoni, reagon BFI-ja