LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Shpresa është zgjuar, do të ndërtojmë shoqëri të barabartë për të gjithë

Zaev: Shpresa është zgjuar, do të ndërtojmë shoqëri të barabartë për të gjithë

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, gjatë fjalimit të tij në kongresin e 22-të të partisë tha se që nga sot obligim i tyre do të jetë të sigurojnë jetë për të gjithë qytetarët e vendit. Zaevi theksoi se, që sot është hapur një fushë për ripërtëritjen e shoqërisë sonë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Nuk menduam vetëm për vete, por për të gjithë ne. Dhe ja mundësia para nesh, të ndërtojmë një shoqëri të barabartë, të përbashkët dhe më të mirë për të gjithë ne në Maqedoni. Ky nuk është fundi i luftës që e zgjodhëm, ky është fillimi jonë. E di se shpresa është zgjuar. Pas nesh kemi lënë katastrofa, ndërsa përpara kemi reforma”, tha Zaev para delegatëve të partsë dhe të ftuarve në kongresin e 22-të të partisë.


Zaev mes tjerash tha se me kujdes do të shikojë dallimet dhe idetë për qeverinë e re, pasi sipas tij, është koha t’u jepet fund ndarjeve dhe mospajtimeve.

Ai premtoi se do të punojnë me përkushtim dhe do të tentojnë që të arsyetojnë përkrahjen e dhënë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Kalo në kategori