LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Qeveria ka mbështetjen e OBRM-PDUKM-së për çështjen e emrit

Zaev: Qeveria ka mbështetjen e OBRM-PDUKM-së për çështjen e emrit

Qeveria ka mbështetjen edhe nga OBRM-PDUKM për zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë, tha kryeministri Zoran Zaev në intervistë për javoren “Kapital”.

Edhe pse ai nuk dha detaje për atë se në cilën pjesë pajtohen dy partitë, Zaev thotë se është i kënaqur nga qëndrimet e opozitës.

“Nga ajo qv unë di, gjatë bisedave në Kuvend me përfaqësues të lartë të OBRM-PDUKM-së mund të them se jam i kënaqur nga pozicionimi i tyre për çështjen e emrit”, thotë Zaev.


Nga OBRM-PDUKM, nuk zbulojnë se a janë, dhe nëse po, sa janë të afruara qëndrimet ndërmjet pushtetit dhe opozitës, vetëm sugjerojnë se opozita edhe më tej vazhdon të mbetet e injoruar./Telegrafi/