Zaev-Netanyahu: Do ta thellojmë bashkëpunimin mes Izraelit dhe Maqedonisë (Video)

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, i cili është për vizitë pune në Izrael, sot në Jerusalem kishte drekë pune me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu. Kryeministri izraelit Netanyahu pas takimit në Twitter shkroi se me Zaevin kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit mes Izraelit dhe Maqedonisë.
Ndërsa në një kumtesë nga Qeveria e Maqedonisë thuhet se Zaev dhe Netanyahu pas takimit kanë deklaruar se qëndrojnë pas sigurisë dhe paqes në botë, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Shikojmë së bashku për të ardhme më të mirë. Po shikojmë mënyrat dhe fushat ku mund të bashkëpunojmë në interes të dy vendeve. Kemi mësuar nga e kaluara se si ta sigurojmë të ardhmen. Izraeli është vend i zhvilluar teknologjikisht dhe do ta ndihmojë Maqedoninë”, ka deklaruar Benjamin Netanyahu.
Ndërsa Zoran Zaevi tha se përvojat e Izraelit me inovacionet dhe start up bizneset janë të rëndësishme dhe se Qeveria e re do të përdorë përvojën izraelite për jetë cilësore për qytetarët e Maqedonisë.
Zaevi pas takimit ka thënë se me Izraelin nuk kanë çështje të hapura dhe se janë vende miqe. Ai shtoi se bashkëpunimi me Izraelin do të zhvillohet në dy drejtime, siguri dhe paqen botërore, ku tha se Izraeli për këtë është shembull i mirë në botë.
Në takim kryeministrat e dy vendeve gjithashtu kanë biseduar për investimet izraelite në Maqedoni, për biznes më intenziv, si dhe për organizimin më të madh të biznes forumeve./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë