LAJMI I FUNDIT:

Zaev në bisedë telefonike me Merkel: Kjo është një mundësi që nuk duhet humbur

Zaev në bisedë telefonike me Merkel: Kjo është një mundësi që nuk duhet humbur

Në një bisedë telefonike me Kancelaren e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel, Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, shprehu mirënjohje për angazhimin e shtuar të Presidencës Gjermane me BE-në, për përfshirjen personale të Ministrit të Jashtëm Heiko Maas, Ministrit të BE-së Michael Roth, si dhe për angazhimin personal të kancelares Merkel, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Gjatë bisedës, Kryeministri Zaev theksoi se Republika Federale e Gjermanisë ka bërë shumë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor, përfshirë përmes Procesit të Berlinit, i cili këtë vit bashkë-kryesohet nga Republika e Bullgarisë dhe Republika e Maqedonisë së Veriut.

Në bisedë telefonike midis Kancelares Merkel dhe Kryeministrit Zaev, u ndanë interesi i përbashkët dhe i njëjti qëllim i të dy vendeve gjatë presidencës gjermane me BE-në, për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare në dhjetor si fillimi i bisedimeve të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut me BE-në”, thuhet në deklaratën e Qeverisë.


Kryeministri Zaev theksoi se kjo është një mundësi që nuk duhet humbur dhe se angazhimi intensiv i palëve të përfshira krijon mundësi për të arritur një qëllim të përbashkët – mbajtjen e konferencës ndërqeveritare për fillimin negociatave.

Në lidhje me interesimin për situatën me COVID-19 në vendin tonë, Kryeministri Zaev informoi se të gjitha kapacitetet shtetërore janë të angazhuara në ballafaqimin me pandeminë dhe falënderoi për ndihmën e dhënë nga Republika Federale e Gjermanisë dhe BE-së, për materialet mjekësore dhe mbrojtëse, si dhe mbështetjen financiare, që tregon solidaritetin e BE-së me vendet e rajonit dhe me Ballkanin Perëndimor si një e tërë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori