LAJMI I FUNDIT:

“Zaev dhe Tsipras do të takohen në fund të kësaj jave”

“Zaev dhe Tsipras do të takohen në fund të kësaj jave”

Shefi i diplomacisë greke, Georgios Katrougalos në intervistë për i konfirmoi informacionet se po planifikohet takim bilateral mes kryeministrit të Maqedonisë dhe Greqisë në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynhen nga 15 deri më 17 shkurt.

“Duket se po planifikohet takim i tillë”, thotë Katrougalos, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministri alternativ i MPJ-së greke në pyetjen nëse planifikohet vizitë e Zaevit në Athinë, thotë se “nga këtu e tutje do të ketë bisedime mbi shkëmbimet e ndryshme në të gjitha nivelet , për t’u promovuar bashkëpunimi bilateral”.


“Planifikohen shkëmbime në të gjitha nivelit, t’u ndihmojmë me obligimet evropiane dhe kryesisht t’i zhvillojmë marrëdhëniet bilaterale ekonomike”, sqaron Katrougalos./Telegrafi/