Zaev: BDI nuk vlen pesë pare në tregun e votave, nuk i kam ofenduar shqiptarët
Ish-kryeministri Zoran Zaev, ka reaguar në Facebook në lidhje me disa përgjime që u publikuan sot, ku ai dëgjohet teksa flet me një bashkëbisedues të panjohur.
Ai thotë se në bisedën që u publikua sot, nuk ka folur për shqiptarët, por për BDI-në, për të cilën thotë se edhe sot mendon se ajo nuk vlen pesë pare në tregun e votave, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ky është pozicioni im sot, ishte pozicioni im atëherë, në kohën kur u regjistrua biseda, që u publikua sot. Ata kishin 20 deputetë, ata janë përgjysmuar në 10, ata do të kenë edhe më pak në këto zgjedhje. Sidoqoftë, përkundër faktit se BDI nuk vlen pesë pare, më 27 prill 2017, unë mbrova jetën e Talat Xhaferit me jetën time”.
“Kam treguar dhe dëshmuar dashurinë dhe respektin tim për shqiptarët me vepra. Jo vetëm me fjalë por me vepra. E sollëm Ligjin për gjuhët, kujdesemi për të gjitha komunitetet, kam qenë i pari që u kam bërë thirrje maqedonasve që të votojnë për shqiptarët dhe shqiptarët për maqedonasit, kam qenë i pari që hapa partinë për zyrtarë të lartë shqiptar, isha i pari që formova një koalicion parazgjedhor me një parti shqiptare dhe personalisht dhe familjarisht jam i lidhur me shqiptarët, jam kumbar i Muhamed Zekirit dhe kjo është një kënaqësi e madhe për mua”, ka shkruar Zaev në Facebook.
Ai më tej ka shtuar se nuk ka përdorur fjalë ofenduese për shqiptarët.
“I gjithë publiku dëgjoi se unë nuk shqiptova askund fjalën që është ofenduese për bashkëqytetarët e mi shqiptarë, por këtë e bëri bashkëbiseduesi në bisedën e inçizuar. Një përpjekje e tillë e ulët dhe e dëshpëruar më nxit që të punoj edhe më shumë për konceptin „një shoqëri për të gjithë“, konceptin për të cilën unë jam udhëheqës. Do të vazhdoj ta bëj këtë, me respektin e duhur për të gjithë bashkëqytetarët e mi nga të gjitha bashkësitë etnike. Shpallja e këtij manipulimi të turpshëm dëshmon edhe një herë se vota për BDI është votë për Mickoskin dhe Gruevskin”, ka shkruar Zaev./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi
Ngrihet atakuzë për terrorizëm, i pandehuri i ishte bashkuar grupit terrorist "Al Nusra" në vitin 2013
Përmbytjet pas çarjes së digës në hidrocentralit në Bunec të Himarës, Ministria e Mbrojtjes zbulon detajet
I moshuari i ankohet Kurtit: Çka na dalin 100 euro për ilaçe, një deputet i yti merr mbi dy mijë euro
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime