LAJMI I FUNDIT:

Zac Efron në rolin e vrasësit serik Ted Bundy

Zac Efron në rolin e vrasësit serik Ted Bundy
Zac Efron në rolin e vrasësit serik Ted Bundy (Foto: Screenshot/YouTube/Voltage Pictures)

Është publikuar paraqitja e parë e shkurtër e “Extremely Wicked, Shockingly Evil and Vile”, ku paraqitet Zac Efron në rolin e vrasësit serik, Ted Bundy.

Filmi më shumë është i bazuar në shfaqjen e reagimeve të njerëzve lidhur me vrasjet e shkaktuara nga Bundy. Por, në disa raste shihet protagonisti duke kryer veprat kriminale.

Fokusi është te opinioni amerikan që debaton nëse sharmanti dhe i bukuri Ted është vërtet fajtor apo e kanë dënuar pa të drejtë.


Zac Efron në rolin e vrasësit serik Ted Bundy (Foto: Screenshot/YouTube/Voltage Pictures)

Lily Collins luan rolin e partneres së tij, Elizabeth Kloepfer, e cila e gënjen veten se ai nuk është vrasës, por megjithatë në fund e lajmëron në polici.

Lajmet për Zac Efron
Lexo po ashtu Lajmet për Zac Efron

Joe Berlinger e ka bërë regjinë e këtij trilleri me skenar të Michael Werwie, ndërsa krahas Efron dhe Collins, luajnë edhe Kaya Scodelario e John Malkovich.

Premiera botërore e filmit “Extremely Wicked, Shockingly Evil and Vile” është caktuar të jepet të shtunën (26 janar) në Festivalin Sundance, kurse më pas do të nisë shfaqja nëpër kinema.

Theodore Robert Bundy (1946 – 1989) ka qenë një vrasës serik amerikan, rrëmbyes, përdhunues, hajdut dhe nekrofil, i cili ka vrarë dhjetëra femra në vitet e shtatëdhjeta.

Pas mohimit prej më shumë se një dekade, pak para ekzekutimit, ai kishte pranuar se ka shkaktuar 30 vrasje në shtatë shtete në SHBA, gjatë viteve 1974 – 1978. Numri i saktë i viktimave të tij akoma nuk dihet dhe besohet se është më i madh.

Bundy u ekzekutua në karrige elektrike në burgun shtetëror të Floridës më 24 janar 1989. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/Bqxzik7BKEe/

Në trend Magazina

Më shumë

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Magazina

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Magazina
Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Magazina
Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Magazina
Bëhet virale videoja e Gjestit duke i dhënë instruksione berberit të huaj me gjestikulacione para spektaklit 'Prime'

Bëhet virale videoja e Gjestit duke i dhënë instruksione berberit të huaj me gjestikulacione para spektaklit 'Prime'

Magazina
Kalo në kategori