LAJMI I FUNDIT:

Z Mobile Prishtina nuk do të jetë pjesë e Ligës Ballkanike këtë sezon

Z Mobile Prishtina nuk do të jetë pjesë e Ligës Ballkanike këtë sezon

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Liga Ballkanike ka njoftuar se Z Mobile Prishtina është tërhequr nga kjo garë këtë edicion.

“01.01.2019 KB Z Mobile Prishtina i ka dërguar një e-mail zyrtar menaxhmentit të BIBL se menaxhmenti i skuadrës nuk mund të arrijë marrëveshje me Federatën e Basketbollit të Kosovës lidhur me programin e ekipit për të marrë pjesë në ligën lokale, FIBA dhe BIBL, dhe si rezultat i kësaj, nuk mund të marrë pjesë në BIBL”.

“Kjo ishte një befasi për ligën, sepse kishim arritur marrëveshje me menaxhmentin e skuadrës lidhur me programin duke përfshirë javën e ardhshme në Durrës, programi u ndryshua disa herë në bazë të kërkesës së ekipit dhe iu dërgua të gjitha klubeve”.


Lajmet për KB Prishtina
Lexo po ashtu Lajmet për KB Prishtina

“Menaxhmenti i Ligës Ballkanike nuk do të mbajë anë apo nuk do të përfshihet në ndonjë konflikt apo mosmarrëveshje ndërmjet klubeve dhe federatave”.

“Puna jonë është që t’u ofrojmë klubeve një garë profesionale dhe të mirë basketbolli, me një bashkëpunim të plotë me fedaratat dhe klubet”.

“Është vendim i KB Z Mobile Prishtina të tërhiqet nga BIBL dhe ne e pranojmë kërkesën e tyre, me të gjitha pasojat në kuadër të Rregullave Zyrtare të BIBL dhe Rregullave 2018-2019”.

“Menaxhmenti i BIBL i uron shumë fat KB Z Mobile Prishtinës në ligën lokale dhe në garat e FIBA-s”, thuhet në njoftimin e Ligës Ballkanike. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjykata e Bielefeldit urdhëron masën e paraburgimit për Berat Nimanin, e rëndojnë akuza të mëdha

Gjykata e Bielefeldit urdhëron masën e paraburgimit për Berat Nimanin, e rëndojnë akuza të mëdha

Boks
Liverpooli regjistron humbje të mëdha financiare, Klopp njëri nga shkaqet

Liverpooli regjistron humbje të mëdha financiare, Klopp njëri nga shkaqet

Premier League
Bayern Munichu humbet njërin nga lojtarët kryesorë, Arsenali synon transferimin

Bayern Munichu humbet njërin nga lojtarët kryesorë, Arsenali synon transferimin

Ndërkombëtare
Barcelona nën presion pasi PSG synon yllin e tyre me një ofertë prej 100 milionë euro

Barcelona nën presion pasi PSG synon yllin e tyre me një ofertë prej 100 milionë euro

Ndërkombëtare
Rudiger u fut në zhveshtoren e Real Sociedadit pas ndeshjes dhe i provokoi ata në baza rajonale

Rudiger u fut në zhveshtoren e Real Sociedadit pas ndeshjes dhe i provokoi ata në baza rajonale

La Liga
Cristiano Ronaldo do ta blejë klubin që humbi në dy finale të Ligës së Kampionëve

Cristiano Ronaldo do ta blejë klubin që humbi në dy finale të Ligës së Kampionëve

La Liga
Kalo në kategori