Këngëtari i njohur shqiptar, Young Zerka, është bërë baba për herë të parë.

Lajmin e ka konfirmuar me anë të një postimi të shpërndarë me ndjekësit në rrjete sociale.


Artisti shqiptar tregon se u bë baba i një djali dhe se e ka pagëzuar me emrin, Zigi Zaian.

Screenshot 32 15 Foto: Screenshot/Instagram

“Faleminderit i madhi Zot. Zigi Zaian”, ka shkruar ai në një postim të shpërndarë në InstaStory.

Young Zerka në ndërkohë deri më tani nuk e ka zbuluar as identitetin e partneres.

Donald Najtellari (emri i vërtetë) këtë vit ka qenë tejet i angazhuar me projekte të reja.

Ai gjithashtu është shumë i kërkuar nëpër mbrëmje e koncerte. /Telegrafi/

Screenshot 33 11 Foto: Screenshot/Instagram