LAJMI I FUNDIT:

Ymeri: Trajtimi i VV-së si humbëse e zgjedhjeve lokale, injorancë e kulluar

Ymeri: Trajtimi i VV-së si humbëse e zgjedhjeve lokale, injorancë e kulluar

Shefi i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Visar Ymeri, ka theksuar se trajtimi i VV-së si humbëse e zgjedhjeve lokale të së dielës është një injorancë e kulluar.

Ai në profilin e tij në Facebook ka shkruar se ata e kanë dyfishuar votën, në krahasim më zgjedhjet e kaluara lokale, sepse sipas tij, nga 60 mijë vota që i patën marrë në vitin 2013, tash ata kanë arritur që t’i shtojnë ato në 130 mijë sosh.

Ymeri ka theksuar se ashtu siç u dyfishuan në nivel qendror, ashtu u dyfishuan edhe në nivel lokal.


Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Ymerit:

“Ta trajtosh Vetëvendosjen si humbëse në zgjedhjet lokale është në rastin më të mirë injorancë e kulluar.

Si mund të quhet më shumë se dyfishimi i votës në nivel vendi (nga 60 mijë më 2013 në 130 mijë në 2017) humbje?

Ashtu siç u dyfishuam në nivel qendror ashtu u dyfishuam edhe në nivel lokal.

Në secilën komunë kemi rritje të numrit të asamblistëve.

Nga një komunë ku kemi qeverisur, Prishtinën, tash jemi në balotazh në 6 sosh, përfshirë Prizrenin dhe Gjilanin, të dyja këto komuna të mëdha (Prizreni e dyta për nga madhësia pas Prishtinës).

Natyrisht që zgjedhjet në nivel qendror dhe ato në nivel lokal kanë dinamika krejtësisht tjera elektorale. Dhe këtë jo vetëm te rasti i Vetëvendosjes, por te secila parti.

Dhe po, ne kemi ende dhe shumë punë për të bërë në nivel lokal e për pushtetin vendor në përgjithësi në mënyrë që jo vetëm ta forcojmë organizatën por edhe t’i japim zë qytetarëve anekënd kuvendeve komunale.

Po, është e vërtetë atë që po e thonë, se Vetëvendosje është dashur të fitojë më shumë komuna. Është shumë e vërtetë që pikërisht qeverisja nga Vetëvendosje e sjellë transformimin e zhvillimin e komunës, drejtësinë e barazinë në vendime e shërbime të komunës për qytetarët. Pikërisht këtë e ka bërë, dhe do ta vazhdojë, Shpend A. Ahmeti në Prishtinë, pikërisht këtë do ta bëjë Qëndron Kastrati në Dardanë, Sami Kurteshi në Gjilan, Mytaher Haskuka në Prizren, Ajet Potera në Besianë dhe Basri Kodra në Kaçanik.

Vetëvendosje nuk po ndalet në rrugën që e ka projektuar.

Kosova nuk po ka rrugë që shkon kah zhvillimi.

Kanë mbetur komuna pa shpresë për qytetarët. Kanë mbetur komuna në të cilat do të vazhdojnë keqqeverisjen të mëparshmit. Në komunat e Kosovës në veri të dielën kishte zgjedhje që, sipas vëzhguesve të BE-së, nuk i plotësojnë standardet e zgjedhjeve demokratike. Ndërhyrjet e Serbisë brenda Republikës sonë po e shkatërrojnë secilin proces e mundësi. Edhe për vet pakicën serbe, e sidomos për pakicën serbe këtu. Të gjitha këto ia pamundësojnë Kosovës zhvillimin e përparimin’. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona

Tragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona

Lajme
IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

Lajme
Gërvalla pasi e quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, reagon OVL e UÇK-së

Gërvalla pasi e quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, reagon OVL e UÇK-së

Lajme
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Lajme
Kapet në Kolumbi tropojani i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK

Kapet në Kolumbi tropojani i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Kalo në kategori