Roli i Lëvizjes Vetëvendosje në vitin që lamë pas, konsiderohet të ketë qenë mjaftë i dobishëm për vetë interesat shtetin e Kosovës. Ndalja e dy marrëveshjeve, asaj për Demarkacion dhe Asociacion, sipas kreut të VV-së, Visa Ymeri, janë dy prej arritjeve kryesore në 2016-ën. Në një intervistë për KosovaPress, i pari i partisë më të madhe opozitare në Kosovë, Visar Ymeri, thotë se Kuvendi i Kosovës as për së afërmi në vitin e kaluar nuk përfaqësoi interesat e qytetarëve të saj. Ai thotë se kjo qeverisje nuk mund të ketë të gjatë, përderisa interes të parë të saj nuk ka ndërtimin dhe zhvillimin e vendit.
Ymeri thotë se kemi pasur shumë ngjarje gjatë vitit që shkoj të cilat e kanë dëmtuar interesin e Republikës së Kosovës, veçanërisht mënyrën se si pushteti e ka intensifikuar kontrollin mbi organet shtetërore, keqpërdorimin e organeve shtetërore për interesat e tyre politike dhe dështimet e mëdha në rrafshin ekonomik.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, thotë se ka shpresë të madhe që viti i ri për vendin dhe vetë Lëvizjen do të jetë me përplot të reja, duke nisur nga rrëzimi i Qeverisë dhe transformimi rrënjësorë i politikës dhe shoqërisë në Kosovë.
“Natyrisht që Republika e Kosovës përballet me probleme të shumta dhe këto probleme janë sikur në rrafshin politik po ashtu edhe në rrafshin ekonomik dhe mendoj që viti 2017 do të jetë jashtëzakonisht i rëndësishëm në këtë drejtim, sepse jemi përball dy mundësive, ose dy rrugëve, të cilat mund t’i ndjek Republika e Kosovës. Në njërën anë është rruga e pushtetit, rruga e qeverisë, e cila nënkupton ndarje territoriale të brendshme të Kosovës, themelim të një republikës serbe përmes negociatave me Serbinë, degradim, uzurpim, keqpërdorim të resurseve ekonomike dhe financiare të vendit, dhe në anën tjetër rritje të autoritarizmit pushtetarë dhe përdorimit të aparatit represiv shtetëror, siç janë policia dhe gjyqësia për t’i vendosur ato në funksion të vendosjes së kundërshtarëve politik. Dhe është rruga tjetër pastaj, rruga e qytetarëve, rruga e Lëvizjes Vetëvendosje e cila synon ta zhvendosë Kosovà «n nga binarët e mos njerëzimit në binarët se sovranizimit, që do të nënkuptonte kthimin e institucioneve të Republikës në shërbim të qytetarëve, që do të nënkuptonte përqendrim në rritjen e prodhimit vendor, rritjen e prodhimit vendor, industrializimit të vendit dhe rritjen e vendeve të punës si dhe zhvillimin ekonomik në funksion të mirëqenies së qytetarëve. Pra, mendoj që këto dy alternativa janë kundërthënëse njëra me tjetrën dhe të dyja nuk shkojnë bashkë, që i bie praktikisht në vitin 2017 Republika e Kosovës domosdoshmërish duhet të kaloj nga rruga e keqe në rrugën e fuqizimit dhe kjo bëhet me rrëzimin e kësaj Qeverie, me ndryshimin dhe transformimin rrënjësorë të politikës dhe shoqërisë në Kosovë, si dhe me një vendosmëri dhe guxim politik e vizion afatgjatë të cilin ky regjim duket se nuk e ka”, tha Ymeri.
Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, duke numëruar të këqijat që koalicioni qeverisës, PDK dhe LDK, i bënë Kosovës, thotë se interesat e dy partive në pushtet nuk shkojnë ka e ardhmja për qytetarët e vendit. Ymeri tha se partitë e Veselit e Mustafës, Kosovën e shohin si një plaçkë lufte.
“Ata Republikën e Kosovës e shohin sikur një plaçkë lufte me të cilën bëjnë siç duan, pra një pjesë ja japin Serbisë nën kontroll, një pjesë e malit te Rugovës ja japin Mali të Zi, ndërkohë që pjesën e mbetur e ndajnë mes vete. Pra sikur ta kishin një plaçkë që e kanë fituar përmes një beteje dhe në këtë drejtim në asnjë mënyrë Republika e Kosovës nuk jetësohet si Republikë e qytetarëve, por, shndërrohet në një shtet ne duar të pushtetarëve dhe së këndejmi e konsideroj që çfarëdo angazhimi i protestës kundër një politike të tillë, jo vetëm që është parimore, por është kushti i domosdoshëm i ekzistimit të Republikës në formën të cilën ajo duhet ta marr. Në anën tjetër kemi pasur edhe momentet ta zëmë të zgjedhjes së Hashim Thaçit si President, zgjedhje kjo e cila u bë nën tytat e automatikëve të Policisë së Kosovës dhe me dhunën e pushtetit dhe përndjekjen e pushtetit karshi depu tetëve të opozitës vetëm e vetëm për ta instaluar Hashim Thaçin në ulësen e Presidentit të Republikës së Kosovës. Ndërkohë që gjatë tërë vitit Policia e Kosovës e urdhëruar nga pushteti është marrë me përndjekjen dhe arrestimin akuzën, montimin e akuzës dhe rasteve ndaj aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje e cila kulmoj më 28 nëntor të vitit 2015, ku njësitet anti-terror të Policisë, me mbi 200 policë, u futën në Zyra të Lëvizjes Vetvendosje për ta arrestuar deputetin Albin Kurti. Më pas arriti kulmin me arrestimin e gjashtë aktivistëve me 29 Gusht, në një rast skandaloz të montimit klasik dhe nën akuzën për terrorizëm. me ç’rast njëri prej aktivistëve vdiq në burgun e Prizrenit, Astrit Dehari me 5 nëntor të vitit të kaluar”, tha Ymeri.
Një vit u përmbyll me mos realizim të premtimeve për liberalizim vizash, ndërkohë që nisja e vitit të ri tregon pak shpresë se një proces i tillë do të kryhet në këtë pjesë të parë të vitit. Faturimi i gjithë këtij procesi të stërzgjatur, sipas Visar Ymerit, duhet t’i shkojë kësaj Qeverie, e cila solli situatën deri këtu ku është sot. Sipas tij, edhe sikur të ndodhë që të kryhet procesi i Demarkacionit me Maline Zi, përsëri kosovarët nuk e kanë të garantuar çështjen e vizave. Ymeri thotë se kjo qeveri nuk na as plane konkrete për ngritjen e cilësisë në jetën e qytetarëve, ngase koncentrimi i pushtetarëve ka shndërruar Kosovën në një shtet ku institucionet e saja janë kapur nga interesa partikulare.
“Për sa i përket zhvillimeve në republikën e Kosovës, të cilat lidhen drejtpërdrejtë me jetën e qytetarit, pra, që kanë të bëjnë që prej mungesës e zhvillimit ekonomik, mungesës së vendeve të punës, siç i përmendët edhe ju cilësia jetës së njerëzve është e lidhur me zhvillimet e përgjithshme ekonomike, konsideroj se republika e Kosovës, fatkeqësisht është shndërruar në një shtet i cili është marr peng veçanërisht nga dialogu me Serbinë dhe është marr peng nga ky regjim që e ka marr shtetin. Dhe në këtë drejtim ku institucionet shtetërore kapen nga interesat partikulare atëherë ato nuk mund të jenë njëkohësisht në shërbim të qytetarëve dhe kjo çka po ndodh në republikën e Kosovës dhe këtë mund ta trajtosh në secilin rrafsh, që prej rrafshit ekonomik ku pasuritë publike uzurpohen dhe keqpërdoren, paraja publike vidhet dhe keqpërdoret e deri te rrafshi politik ku qytetarëve i merret e drejta demo kratike ose i uzurpohet ajo përmes kapjes së shtetit, dhe në rrafshin e gjyqësorit ku qytetarët nuk e kanë as të drejtën minimale që të realizojnë të drejtat e tyre normale përmes një sistemi të kapur dhe të korruptuar. Dhe në këtë drejtim konsideroj se kjo që po ndodh në Republikën e Kosovës është për çdo herë e më shumë ndarje e institucioneve shtetërore nga qytetarët, ku do të duhej te kishim një proces të unifikimit të këtyre dyjave pra, ku institucionet shtetërore do të ishin edhe reflektim i vullnetit politik të qytetarëve po në anën tjetër edhe mekanizëm i mbrojtjes së interesit të qytetarëve”, tha Ymeri.
Ai tregon se gjithë kjo ngecje, sidomos në zhvillimin ekonomik të vendit dhe forcimin e shtetit, nuk është si pasojë e ndonjë fatkeqësie natyrore, por është rezultat i keqqeverisjes në vazhdimësi.
“Mendoj që e kemi një qeveri e cila është vazhdimësi e logjikës së qeverisë që kemi pasur me qeveri tjera dhe nëse sot i kemi punët keq në Kosovë duhet ta dimë se këto nuk i kemi për shkak të fatkeqësive natyrore por për shkak të vendimeve politike. Nëse rrethanat e sotme në të cilat jetojmë ne aktualiteti i sotëm politik dhe ekonomik është prodhim i vendimeve politike është marri që të synohet me të njëjtat vendime politike të arrijë rezultate të ndryshme. Pra, nëse sot kemi një politikbërje e cila i ngjan politikbërjes së të djeshmes natyrisht që rezultatet do të jenë sot ashtu siç i kemi pasur, dje dhe do ti kemi nesër të njëjtat, me këtë qeveri që shihet edhe në mënyrën se si buxhetojnë edhe me mënyrën se si manipulojnë me shifra ne buxhet me rritjen ekonomike, me të hyrat që i planifikojnë e kështu me radhë. Edhe me shpërndarjen e buxhetit ne projektet te cilat ato shkojnë, pra infrastrukturë , projekte autostrada super të shtrenjtë me të njëjtën kompani ‘’BectelEnka’’ e kështu me radhë. Si dhe me hapjen e mundësive që përmes proceseve të mëdha të privatizimit e kontratave e kështu me radhë, ta krijojnë hapësirën e zhvatjes së parasë publike drejtë xhepave privat, siç ndodhi rasti i fundit me këtë vendimin e arbitrazhit që t’ju japin 30.000.000 milion euro kompanisë Z-mobile, e cila që në fillim, pra me vetë-nënshkrimin e kontratës kishte filluar ta zhvat operatorin publik ‘’Postën dhe Telekomin e Kosovës’’ dhe tash e ka përshpejtua zhvatjen me këtë vendim të arbitrazhit, natyrisht ekonomia e Kosovës do të rrënohet dhe po rrënohet gradualisht. Kosovës i duhet një transformim rrënjësor , veçanërisht në rrafshin ekonomik”, tha kryetari i Vetëvendosjes.
Humbjet e mëdha që procesi i privatizimit i ka shkaktuar ekonomisë së Kosovës, janë një ndër çështjet që e kanë dhe janë duke e shqetësuar të parin e partisë më të madhe opozitare në Kosovë. Visar Ymeri, duke përmendur radhazi kompanitë e ndërmarrjet që janë shitur, apo të cilat kanë humbur në procese të ndryshme gjyqësore, thotë se deri sot nuk janë hetuar për qindra parregullsi që i kanë shoqëruar dëmtimet që i kanë shkaktuar shtetit.
Mos interesimi i investitorëve të huaj për tregun në Kosovë, dhe kushtet e pakta favorizuese që shteti u mundëson prodhuesve e bizneseve vendore, është një prej shqetësimeve të Visar Ymerit. Ai thotë se ky pushtet është i përqendruar te privatizimi edhe tek tregtia e lirë, të cilat sollën gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhen qytetarët e vendit.
Ndërkohë, një nga temat që ka prekur opinionin e gjerë dhe për të cilën ende nuk ka një të vërtetë të pranueshme nga të gjitha palët, është vdekja misterioze, përbrenda burgut të Prizrenit, e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Deharit. Visar Ymeri thotë se me një gjyqësorë dhe institucione të drejtësisë, çfarë ofron shteti momentalisht, është e papranueshme mënyra se si u trajtua rasti i Deharit, për të cilin drejtësia po vonon.
“Me këtë pushtet nuk mund të ketë të vërtetë , nuk është këtu çështja apo vjen ajo shpejtë apo ngadalë ,po me këta njerëz në krye të shtetit ,pra me Dhurata Hoxhën si ministre e Drejtësisë, me Skënder Hysenin si ministër i Punëve të Brendshëm ,të cilët kanë qenë në krye të këtij procesi ose të organeve që e kanë ndjekur këtë proces dhe me ngurrimin e tyre që të japin përgjegjësi karshi këtij rasti edhe politike po që besa edhe morale. Kjo mu më lenë me e kuptua që me këta njerëz nuk ka dhe nuk mund të ketë drejtësi, sepse këta nuk janë të interesuar në drejtësi. Pra po të kishte pasur sado pak brejtje të ndërgjegjes dhe një lloj ankthi të përgjegjësisë karshi drejtimit të shtetit do të kishim reflektim nga këta persona. Edhe në zinxhirin komandues të cilët kanë qenë të përfshirë aty po edhe te vetja e tyre. Dhe me këtë ngurrim Qeveria e Republikës së Kosovës, institucionet e Kosovës po tregojnë që nuk qajnë kokën pavarësisht se çka ndodhë në institucionet ku ata kanë përgjegjësi dhe pavarësisht se si trajtohen qytetarët e republikës së Kosovës nga organet, prapë po e përsëris që do të duhej t’i mbrojnë ata dhe të drejtat e tyre dhe jo qe t’i nëpërkëmbin dhe t’i shkelin ata deri në montimin e rasteve dhe në arrestimin dhe burgosjen e njerëzve pa kurrfarë argumenti ,apo prove. Dhe në këtë drejtim konsideroj që me këtë sistem të instaluar të kapjes së shtetit dhe të kontrollimit të organeve kryesore të shtetit siç janë gjyqësori, policia po edhe institucionet tjera ekonomike nuk mund të ketë drejtësi as për Astritin ,sepse nuk ka drejtësi as për qytetarët në përgjithësi”, tha Ymeri
Me kryetarin e Vetëvendosje, Visar Ymeri, në intervistë për KosovaPress, u bisedua edhe për qeverisjen në Prishtinë. Kryeqyteti që udhëhiqet nga Shpend Ahmeti i VV-së, sipas Ymerit, ka përparuar dukshëm në këto vite të qeverisjes së tyre. Ymeri jep sinjale se Vetëvendosje ka gjasa të mëdha që të rikandidon Shpend Ahmetin edhe për një mandatë të dytë për të parin e Prishtinës.
“Ne si Lëvizje Vetëvendosje e kemi me statut të përcaktuar, për kandidat për kryetar komunës, të zgjidhën nga anëtarësia e Lëvizjes Vetëvendosje, natyrisht që edhe hernë e kaluar Shpendi është zgjedhur nga anëtarësia e VV në Prishtinë që të jetë kandidati jonë për kryetarë komune në Prishtinë dhe për këtë do të vendosim kur të vije koha. Unë mendoj që Shpendi ka qenë një kryetar jashtëzakonisht i mirë dhe i dobishëm për komunën e Prishtinës dhe përkundër vështirësive që i ka pasur me asamblenë ku lëvizja nuk e ka shumicë, ku mendoj se bashkë me drejtorët e komunës së Prishtinës ka arritur ta bëjë një punë jashtëzakonisht të madhe dhe në këtë drejtim konsideroj që do të kishte me qenë një kandidat jashtëzakonisht i përshtatshëm edhe për zgjedhjet e radhës kur janë ato lokale në fund të vitit 2017 por, vendim për këtë natyrisht që nuk ka sepse nuk është vendim i imi, por do të jetà « vendimi i anëtarësisë së lëvizjes Vetëvendosje”, tha Ymeri.
Përndryshe, i pari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, tha se rritja dhe përkrahja e qytetarëve ndaj VV-së është duke u rritur, dhe këtë nuk e tregojnë vetëm sondazhet e ndryshme të publikuara, por edhe takimet e shpeshta që kanë me njerëzit në gjitha pjesët e Kosovës.
“Secili sondazh që publikohet e tregon se Lëvizja VV ka shënuar një rritje të madhe, pra vazhdimisht Lëvizja VV o del e dyta me pak, pra 0.8% larg të parës, ose del e para, dhe në këtë drejtim konsideroj që të gjitha këto organizata të ndryshme që merren me matjen e opinionit publike qenkan të kontrolluara nga Lëvizja VV, kjo i bien që Lëvizja VV ka nën kontroll gjithë shtetin, gjë që nuk është e vërtetë. Natyrisht që subjekteve politike kjo u pengon, veçanërisht atyre subjekteve që janë në qeverisje, e veçanërisht ato që janë të lidhura me krimin e organizuar sepse me këtë e shohin fundin e tyre dhe mundësive të tyre kriminale tash e 17 vite në Republikën e Kosovës. Po mendoj që rritja e përkrahjes së Lëvizjes VV është e dukshme gjithandej, jo vetëm në sondazhe, më shumë është e vërtetuar me për përvojën që kemi në teren, në të gjitha vendbanimet e Republikës së Kosovës, ku vërehet një dispon im jashtëzakonisht i mire për Lëvizjen Vetëvendosje”, tha Visar Ymeri, kryetar i VV-së.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë