Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Visar Ymeri, duke folur për temën e listave të “veteranëve të rrejshëm”, ka thënë se ky është një problem jashtëzakonisht i madh dhe është shumë shqetësuese që disa njerëz e sjell Republikën e Kosovës në këtë pikë.
“Është një hije e keqe për njerëzit që vërtet kanë luftuar për këtë vend, ne asnjëherë atyre nuk mund t’ua kthejmë borxhin”, deklaroi ai.
Ymeri, në emisionin “Dossier D” në RTV Dukagjini, ka thënë se një çështje kaq e rëndësishme për Kosovën, u shndërrua në çështje parash ose përfitimesh.
“Diskutimi është shndërruar në një diskutim financiar. Nuk do të ishte dashur që për këta njerëz që kanë rrezikuar jetën në luftë për Republikën e Kosovës, sot për shkak të këtyre manipulimeve po shihen nga njerëzit si dikush që ka luftuar vetëm për një pagesë ose pension”, tha ai.
Nënkryetari i PSD-së ka thënë një grusht njerëzisht procesin e verifikimit të veteranëve e kanë njollosur qoftë për një grushte parash apo për disa vota shtesë.
“Një grusht njerëzisht që kanë pasur ndikim formal apo informal në këtë proces, kanë njollosur për të përfituar një grusht para apo disa vota shtesë”, tha ai.
Deputeti opozitar ka thënë se pastrimi i listave të veteranëve është në të mirë të gjithë luftëtarëve të vërtet dhe luftës së UÇK-së.
“Blakaj me këtë denoncim, ka bërë një punë mjaft të mirë për të zbardhur të vërtetën”, tha më tej Visar Ymeri./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë