LAJMI I FUNDIT:

Ylli i Real Madridit i qëndron besnik klubit – përjashton transferimin në Arabinë Saudite

Ylli i Real Madridit i qëndron besnik klubit – përjashton transferimin në Arabinë Saudite

Mbrojtësi i Real Madridit, Antonio Rudiger nuk është i interesuar që të largohet nga Spanja. 

Lëndimet e shumta në fazën e mbrojtjes kanë vënë në pah sa i rëndësishëm është Rudiger për ‘Los Blancos’ këtë sezon. 

Me Eder Militao dhe Dani Carvajal që nuk do të luajnë më këtë sezon për shkak të lëndimeve të gjurit, Rudiger ka marrë mbi supe një përgjegjësi edhe më të madhe. 


Ish-ylli i Chelseat është lideri i vijës së mbrojtjes në ekipin e Carlo Ancelottit, ku me përvojën e tij ai organizon bashkëlojtarët. 

Babaj zbulon taktikat qesharake të trajnerit për ndeshjen legjendare kundër Real Madridit me yje si Ronaldo, Kaka dhe Benzema
Lexo po ashtu Babaj zbulon taktikat qesharake të trajnerit për ndeshjen legjendare kundër Real Madridit me yje si Ronaldo, Kaka dhe Benzema

Rritja e Raul Asencios gjatë muajve të fundit ka qenë meritë edhe e prezencës së gjermanit, i cili po ashtu ia ka lehtësuar edhe Aurelien Tchouamenit kalimin nga mesfusha në mbrojtje për disa ndeshje. 

Sipas një raportimi nga Relevo, klubet nga Lindja e Mesme janë tejet të interesuara për të bërë një ofertë për Rudiger, së bashku me synimet e tyre për transferimin e Vinicius Junior. 

Pavarësisht thashethemeve se çfarë premton e ardhmja për Vinicius përtej qershorit, qëndrimi i Rudiger duket më i qartë në këtë fazë, me kontratën e tij që skadon në qershor të vitit 2026. 

32-vjeçari mbetet plotësisht i përkushtuar për ta çuar deri në fund marrëveshjen aktuale dhe nuk do të synojë largimin para skadimit të saj. 

Real Madridi besohet se është i hapur për një rinovim prej 12 muajsh si pjesë e politikës së tyre të famshme për lojtarët mbi moshën 30-vjeçare./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Belgjikës pensionohet nga kombëtarja si shenjë proteste pas rikthimit të Courtois

Ylli i Belgjikës pensionohet nga kombëtarja si shenjë proteste pas rikthimit të Courtois

Ndërkombëtare
Paga e Kylian Mbappe: Sa fiton ylli i Real Madridit në javë dhe çdo vit në La Liga?

Paga e Kylian Mbappe: Sa fiton ylli i Real Madridit në javë dhe çdo vit në La Liga?

La Liga
A do ta transferojnë përfundimisht? Milan merr vendimin për të ardhmen e Joao Felix

A do ta transferojnë përfundimisht? Milan merr vendimin për të ardhmen e Joao Felix

Serie A
Barcelona gjen portier për të ardhmen, interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi

Barcelona gjen portier për të ardhmen, interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi

La Liga
Fyerjet e rënda që i tha gjyqtarit, ylli i Atleticos rrezikon një dënim shembullor

Fyerjet e rënda që i tha gjyqtarit, ylli i Atleticos rrezikon një dënim shembullor

La Liga
Zbulohet arsyeja pse Messi ka munguar në tri ndeshjet e fundit të Inter Miamit

Zbulohet arsyeja pse Messi ka munguar në tri ndeshjet e fundit të Inter Miamit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori