LAJMI I FUNDIT:

Ylli i Real Madridit i bindur në qëndrimin e tij pavarësisht interesimit të Liverpoolit

Ylli i Real Madridit i bindur në qëndrimin e tij pavarësisht interesimit të Liverpoolit

Liverpooli duket sikur mund të humbasë Jordan Henderson dhe Fabinho nga mesfusha e tyre këtë verë, duke e detyruar Jurgen Klopp në një rindërtim thelbësor të mesfushës së tij së bashku me nënshkrimet e Alexis Mac Allister dhe Dominik Szoboszlai. Ata duket se janë të prirur për një nga objektivat e tyre nga vera e kaluar.

Rivalët kryesorë të Real Madridit për nënshkrimin e Aurelien Tchouameni kur ai u largua nga AS Monaco ishin Liverpooli dhe ka zëra se ata janë sërish të interesuar për të.

Tchouameni pati një fillim të fortë në karrierën e tij në Real Madrid, por pas Kupës së Botës “Katar 2022” luftoi me dëmtime dhe paraqitje.


Tchouameni konfirmon të ardhmen e tij me një postim në rrjetet sociale
Lexo po ashtu Tchouameni konfirmon të ardhmen e tij me një postim në rrjetet sociale

Megjithatë, sipas mediumit Diario AS, pavarësisht se çfarë interesi apo oferta mbërrijnë për Tchouamenin, ai dhe klubi nuk kanë ndërmend të konsiderojnë një lëvizje nga Bernabeu.

Pavarësisht se e humbi vendin e tij nga një kombinim i Eduardo Camavinga dhe Toni Kroos sezonin e kaluar, heqja dorë kaq shpejt nga Tchouameni pas një investimi kaq të madh do të ishte për mungesë besimi.

Tchouameni pa dyshim do të përballet me shumë konkurrencë, por së bashku me Jude Bellingham dhe Camavinga është ndoshta vendi më i mirë për t’u bërë një titullar afatgjatë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Kalo në kategori