Ylli i Hollywod-it, Jason Patric, i cili fitoi famë si ‘zemërthyes’ në vitet e 80-ta, është rikthyer në ekranin televiziv me një rol të ri në serinë “Law & Order: Organized Crime”.

Aktori 58-vjeçar, i njohur për rolin e tij në filmin ”The Lost Boys” (1987), ka qenë pjesë e shumë projekteve të suksesshme si “Rush” (1991), “Sleepers” (1996) dhe “Speed 2: Cruise Control” (1997).


Përveç karrierës së tij, jeta personale e Patric ka qenë po aq e ndërlikuar. Ai u përfshi në një trekëndësh të bujshëm dashurie me aktorin Kiefer Sutherland dhe Julia Roberts në vitin 1991, gjë që solli tensione mes tij dhe mikut të tij të ngushtë, shkruan DailyMail.

96701325 14549773 image a 27 1743240397857

Julia, e cila ishte fejuar me Sutherland, u largua me Patric në ditën e martesës së saj me aktorin e 24, por vitet më pas sollën pajtim mes tyre.

Sot, Patric vijon karrierën e tij dhe është rikthyer në industrinë e filmit, duke marrë pjesë edhe në filmin horror “Terrifier 3”.

Pavarësisht ulje-ngritjeve në jetën private, ai dhe Sutherland mbeten miq të vjetër, duke dëshmuar se koha shëron gjithçka. /Telegrafi/

96701313 14549773 image a 28 1743240405311

96701319 14549773 image m 41 1743241103347

42374354 14549773 Scandal The Lost Boys heartthrobs both 54 reflected on when the  a 49 1743241320432

96701349 14549773 image m 45 1743241238535