LAJMI I FUNDIT:

Ylli brazilian shpreh dëshirën e fortë për t’iu bashkuar Barcelonës – “Ëndrra ime më e madhe është të luaj atje”

Ylli brazilian shpreh dëshirën e fortë për t’iu bashkuar Barcelonës – “Ëndrra ime më e madhe është të luaj atje”

Barcelona ka qenë e njohur për kërkimin e futbollistëve në tregun e Amerikës së Jugut  dhe tani me drejtorin e ri sportiv Deco, këto përpjekje pritet të rriten në vitet e ardhshme.

Vitor Roque do të bëhet pjesë e Barçës në vitin 2024, megjithëse financat e klubit do të përcaktojnë nëse ai do të jetë në skuadrën e Xavi Hernandez për gjysmën e dytë të sezonit 2023-24, apo fillimin e sezonit 2024-25.

Një tjetër adoleshent brazilian shpreson të bashkohet me Roquen në Barcelonë në vitet e ardhshme, dhe ai është Estevao “Messinho” Willian. 16-vjeçari konsiderohet si një nga talentet më të mirë në Amerikën e Jugut dhe siç ka treguar në një intervistë për Mundo Deportivo, ëndërron t’i bashkohet gjigantit katalanas.


Pep Guardiola mbron Barcelonën për 'rastin Negreira' pasi Joan Laporta u akuzua për ryshfet
Lexo po ashtu Pep Guardiola mbron Barcelonën për 'rastin Negreira' pasi Joan Laporta u akuzua për ryshfet

“Ëndrra ime më e madhe është të luaj për Barcelonën, e cila është një nga klubet më të mira në botë. Unë kam lindur duke parë Neymar, Messi dhe Suarez duke luajtur te Barcelona dhe kjo është ëndrra që kam”.

Estevao Willian

“Isha shumë i lumtur kur dëgjova se Vitor Roque po shkonte në Barcelonë. Ai është një djalë me të cilin shkoj shumë mirë, jemi miq. Ne kemi luajtur tashmë së bashku. Isha shumë i lumtur për të. Kush e di nëse një ditë do të arrijmë të luajmë së bashku te Barcelona”, përfundoi talenti 16-vjeçar.

Estevao nuk do të ishte në gjendje të bashkohet me Barcelonën të paktën deri në verën e vitit 2025 , diçka që mund të jetë një gjë e mirë për sa i përket grumbullimit të parave për të arritur marrëveshje me Palmeiras./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Goli më i bukur që nga transferimi te Al-Nassr, Cristiano Ronaldo realizon një kryevepër

Goli më i bukur që nga transferimi te Al-Nassr, Cristiano Ronaldo realizon një kryevepër

Ndërkombëtare
U lëndua ndaj Leganes, mësohet sa do të mungojë Alejandro Balde

U lëndua ndaj Leganes, mësohet sa do të mungojë Alejandro Balde

La Liga
Mikel Arteta paralajmëron mungesën e yllit të Arsenalit në sfidën ndaj Real Madridit

Mikel Arteta paralajmëron mungesën e yllit të Arsenalit në sfidën ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Milani theu aksidentalisht një rregull të rrallë të Serie A pas lëndimit në kokë të Maignan

Milani theu aksidentalisht një rregull të rrallë të Serie A pas lëndimit në kokë të Maignan

Serie A
Xherdan Shaqiri po udhëheq Baselin drejt titullit kampion – shkëlqen me dy gola ndaj Zurichut

Xherdan Shaqiri po udhëheq Baselin drejt titullit kampion – shkëlqen me dy gola ndaj Zurichut

Ligat tjera

"Do të shkojmë për të fituar" - ylli i Arsenalit paralajmëron Real Madridin për ndeshjen e kthimit

Premier League
Kalo në kategori