Pink, Carrie Underwood, Kelly Rowland, Dove Cameron, Bebe Rexha dhe Meghan Trainor udhëhoqën yjet në tapetin e kuq të American Music Awards të vitit 2022 në Microsoft Theatre në Los Angeles të dielën (20 nëntor).

Autorja e hitit ‘Who Knew’, 43-vjeçarja, e cila do ta bëjë performancën e saj debutuese shfaqi këmbët e saj të tonifikuara me një fustan me ngjyrë të verdhë dhe të zezë vezullues.


Me anë të takave me rripa të zinj, këngëtarja shfaqi gjithashtu tatuazhet e saj të shumta.

64756237 11450795 Family affair Pink was joined by husband Carey Hart 47 and their a 20 1668985920829

Pink, veshi një fustan platini i çarë nga anash dhe i hapur nga mbrapa, po ashtu kishte vendosur një buzëkuq ngjyrë bezhë.

Ajo u shoqërua nga bashkëshorti i saj Carey Hart, 47-vjeçar, dhe fëmijët e saj William, 11 vjeç dhe Jameson, 5 vjeç- të cilët u paraqitën mrekullueshëm në veshjet e tyre ngjyrë të zezë.

64756669 11450795 Ab flashing Dove 26 who is up for Best New Artist wowed in a whi m 59 1668986605989

Dy herë e nominuara Carrie, 39-vjeçarja, shfaqi në mënyrë të jashtëzakonshme këmbët e saj dhe dekoltenë e saj në një fustan ngjyrë rozë pastel me një çarje anash i cili përmbante pjesë metalike me ngjyrë ari dhe hiri.

Artistja shqiptar, me famë botërore rrëmbeu vëmendje me fustanin e kuq me shumë volum që e përshtati me çizme të gjata me të njëjtën ngjyrë.

64757547 11450795 Lots to smile about Carrie showed off her pearly whites as she p m 189 1668989474201

Ndërsa, Dove, 26 vjeçe, e cila është në listën për çmimin “Artisti i ri”, shfaqi fizikun në një korse të bardhë që i theksonte trupin te cilit ia kishte bashkangjitur një fund të zi dhe madhështor.

Ajo lëshoi dy gërshetat e saja të gjata para dhe zgjodhi ta bëjë grimin e syve në një forme shumë të veçantë.

64757539 11450795 Leading lady Nominee Carrie Underwood looked sensational in a pa a 164 1668988804081

Meghan Trainor shfaqi dekoltenë e saj teksa doli pa sytjena me një xhaketë ngjyrë rozë e frymëzuar nga Barbie, dhe me të poshtme të së njëjtës ngjyrë.

Joan Smalls, 34 vjeçare, dukej e mahnitshme në një fustan ngjyrë ari me një të çarë të lartë e cila i tregoi të brendshmet teksa ajo pozonte.

64758553 11450795 image a 262 1668991441484

Fustani i saj i çarë anash ishte i kombinuar me taka të larta me po të njëjtën ngjyrë.

Ajo pozoi me muzikantin Brent Faiyaz, me të cilin ajo luajti në klipin “All Mine”.

64757469 11450795 image a 165 1668989000743

Këngëtarja Anitta mahniti me një fustan i cili ishte zbulues në pjesën lartë dhe poashtu tregonte të pasmet e saj.

Ndërkohë, Taylor Swift, e cila përveç që shkëlqeu në kostumin prej ari, ishte gjithashtu fituesja më e madhe e natës me gjashtë çmime gjithsej. /Telegrafi/

64763007 11451253 Wow The star sported voluminous locks as she posed with a sultry a 98 1669016907489 1

64758207 11450795 image a 237 1668990459358

64758775 11450795 image a 297 1668992392306

64757923 11450795 image a 204 1668989750991

64757551 11450795 image m 178 1668989110055