Rap-artistja shqiptare, Ya Nina, ka prezantuar ditën e sotme (e premte) projektin e ri muzikor.

"Ment e mia" titullohet kënga, të cilën e ka shoqëruar me një video të veçantë.


Ajo ka bërë një paraqitje po ashtu të mahnitshme edhe në klip, duke qenë se shquhet për stilin unik.

Screenshot 7 Foto: Screenshot/YouTube

Teksti i kësaj kënge është shkruar nga Muma dhe Alien, me melodi të realizuar nga Ya Nina.

Masterizimi ndërkohë u bë nga Lorenc Aliaj me video nga Visar Dërmaku.

Screenshot 9 1 Foto: Screenshot/YouTube

Producimi i projektit theksojmë se është bërë nga producenti i njohur, Cricket.

Të plotë tashmë këngën mund ta gjeni në YouTube, në kanalin e Cricket Music. /Telegrafi/