Fundjava do të sjellë ndeshje shumë interesante në Ligën Unike, ku zhvillohet xhiro e dytë.

Sfida e parë do të zhvillohet të shtunën ndërmjet Rahovecit dhe Teutës. Vreshtarët pësuan në xhiron e parë nga Tirana, kurse durrësakët pësuan humbje nga Peja.


Rahovecasit kanë bërë disa përforcime në ditët e fundit dhe shpresojnë të fillojnë me rezultate pozitive, pasi nuk e kanë nisur aspak mirë këtë edicion.

Përballja e dytë do të zhvillohet ndërmjet dy skuadrave nga Shqipëria, Kamza Basket dhe Vllaznisë. Kamza në javën e parë mundi Prizrenin 16, kurse Vllaznia pësoi humbje nga Golden Eagle Ylli. Ndeshja pritet të jetë mjaft interesante.

249742094 409588904217463 7847811736253702713 n

Dueli kryesor do të zhvillohet ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Pejës, apo kampionit dhe nënkampionit të Kosovës dhe Ligës Unike. Skuadra nga Theranda gjithashtu është kampion i Ligës Unike dhe fitues i Superkupës Mbarëkombëtare. Të dy skuadrat që e filluan me fitore kanë ambicie të mëdha në këtë edicion, andaj përballja do të jetë shumë interesante.

Në përballjen e fundit do të ndeshen Tirana Neptun dhe Prizreni 16. Skuadra kryeqytetase fitoi Kupën e Federatës në Shqipëri, kurse Prizreni 16 ka fituar Superkupën e Kosovës. Kryeqytetasit në xhiron e parë mundën Rahovecin, kurse prizrenasit pësuan nga Kamza. /Telegrafi/ Liga Unike - Xhiro 2
E shtunë 17:00 Rahoveci - Teuta
19:00 Kamza - Vllaznia

E diel 17:00 Golden Eagle Ylli - Peja
19:00 Tirana Neptun - Prizreni 16

telegrafi sport app