Xhesika Berberi, shqiptarja në Miss Universe

Gjatë fundjavës së shkuar Xhesika rrëmbeu kurorën e “Miss Universe Albania 2011”. Xhesika është e njohur në qarkun e modës dhe bukurisë në Shqipëri, sepse ka vite që merr pjesë në aktivitete të ndryshme. Fillimisht ajo ka qenë pjesëmarrëse në edicionin e parë të konkursit “Supermodel of Albania”, ku nuk ka fituar për shkak të moshës së vogël.
Megjithatë ajo arriti të tërheqë vëmendjen e jurisë profesioniste dhe të fotografit të famshëm Fadil Berisha, i cili e ka aktivizuar në sesione të ndryshme fotografike. Në spektaklin “Miss Universe”që do të mbahet në Brazil përveç Xhesikës, këngëtarja bukuroshe Afërdita Dreshaj do të jetë gjithashtu pjesëmarrëse për të përfaqësuar Kosovën./BW//Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































