Xheneta Fetahu i kërkon llogari prezantueses Sara Gjoka në mes të emisionit: Pse ju shkruan djemve kur e di që janë në lidhje?

Finalistja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta Fetahu, ka pasur një përplasje me prezantuesen Sara Gjoka në “E diell”.
Modelja shqiptare pretendon se ka tentuar t’ia marrë të dashurin, pasi i ka shkruar derisa ishte me të.
Ajo i kërkoi llogari në mes të emisionit, ndonëse tema ishte për krejtësisht diçka tjetër.

Pjesë nga biseda mes tyre:
Xheneta Fetahu: Sara pse ju shkruan çunave kur e di që janë në një lidhje me një gocë? Po flas për një rast që më ka ndodhur mua dhe asaj.
Sara Gjoka: Çfarë rasti?
Xheneta Fetahu: Ti vitin e kaluar i ke shkruar çunit me të cilin kam qenë në një njohje.
Sara Gjoka: Cili është?
Xheneta Fetahu: Po ti e di se cili është, ai nuk është fytyrë publike. Ti më ke inçizuar mua kur unë kam folur me ty, e kam me fakte. Mos më bëj moralisten.
Sara Gjoka: Nuk jam dakord fare që ne të diskutojmë në publik këtë. /Telegrafi/




























































