LAJMI I FUNDIT:

Xhemaj i PDK-së: Nga vendi më pro-amerikan, Kurti e katandisi Kosovën në një vend me sanksione prej amerikanëve

Xhemaj i PDK-së: Nga vendi më pro-amerikan, Kurti e katandisi Kosovën në një vend me sanksione prej amerikanëve

Drejtori i Zyrës për Komunikim në PDK, Bashmir Xhemaj ka kritikuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti për qëndrimet e tij karshi raporteve Kosovë-SHBA.

Xhemaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Kurti në vazhdimësi është tallur me Amerikën dhe përfaqësuesit e saj më të lartë.

“Qasja e tij kundër Amerikës është njëri nga top-dështimet më të mëdha në politikën e jashtme të tij si kryeministër në 100 ditëshin e punës së qeverisë. Nga vendi më pro-amerikan në botë, ai e katandisi Kosovën në një vend me sanksione prej amerikanëve. Dhe si të mos mjaftonte, të njëjtën frymë e ndoqën edhe anëtarët e kabinetit të tij”, ka shkruar ai.


Postimi i plotë:

Kur kryeministri Kurti përgojonte Amerikën dhe Shtëpinë e Bardhë nga foltorja e Kuvendit dhe sulmonte më vonë në mediat ndërkombëtare për ndërhyrje në rrëzimin e qeverisë, u mendua si një shkarje momentale e tij. Shprehjet poshtëruese të tipit “shtëpia e bardhë, shtëpia e verdhë” u konsideruan si pasojë të ngarkesës së tij emocionale. Edhe kur sulmoi disa herë hapur dhe publikisht të dërguarin e Presidentit Trump, ambasadorin Grenell për qëndrime të njëjta me ato të Beogradit, sërish u arsyetuan si deklarata të shkëputura dhe që nuk janë kundër Amerikës. Madje lidershipi i Vetëvendosjes nëpër media u distancua nga linçimi e fyerjet që militantët e kësaj partie bënin në rrjetet sociale kundër figurave kryesore shtetërore të SHBA-ve.

Por e vërteta është ndryshe, sepse ato deklarata u përsëritën me vetëbesim dhe me zë të lartë nga kryeministri i shkarkuar. Ato janë qëndrime në vazhdimësi të Kurtit i cili është tallur me Amerikën dhe përfaqësuesit e saj më të lartë. Ai sërish projeksionin e tij të antiamerikanizmit e reduktoi në fjalët tallëse, shpotitëse e përçmuese Amelika..Amelika..Amelika!

Qasja e tij kundër Amerikës është njëri nga top-dështimet më të mëdha në politikën e jashtme të tij si kryeministër në 100 ditëshin e punës së qeverisë. Nga vendi më pro-amerikan në botë, ai e katandisi Kosovën në një vend me sanksione prej amerikanëve. Dhe si të mos mjaftonte, të njëjtën frymë e ndoqën edhe anëtarët e kabinetit të tij. Fatkeqësisht jehona e këtyre deklaratave të pazakonshme të një kryeministri të Kosovës u transmetuan në Neë York Times, The Economist e Foreign Policy. Armiqtë e Kosovës dhe të Amerikës i përdorën këtë deklarata për të sulmuar çdo të arritur të përbashkët në këto njëzet vite si lirinë, pavarësinë dhe shtetëndërtimin e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori