Më 2 qershor të këtij viti, Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje e kishte prezantuar Xhavit Drenorin si anëtarin më të ri të partisë.
Kurti kishte shkruar se Drenori sjell më shumë dije, përvojë, energji dhe punë në Lëvizje ditën kur edhe e kishte prezantuar si prurje të re në VV.
Drenori ka treguar përvojën e tij me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe shefin e shtabit zgjedhor të VV-së, Besnik Bislimi në kohën kur po përpiloheshin listat për kandidatë për deputetë nga kjo parti.
Xhavit Drenori ishte asamblist në Kuvendin Komunal në Drenas nga viti 2013 deri më 2018, kurse në zgjedhjet e fundit lokale ka qenë kandidat për kryetar të komunës së Drenasit nga një parti tjetër, Vizioni për Drenasin, pas largimit nga PDK-ja.
Drenori për Gazetën Express ka treguar kronologjinë e takimit me Albin Kurtin, dhe anëtarësimin e tij në Vetëvendosje.
Ai ka thënë se në fillim të majit, së bashku me kolegen e tij Mevlyde Hyseni i kanë ndihmuar Kurtit për të zhvilluar një vizitë në Bundestagun gjerman dhe pas kësaj vizite edhe do të angazhohej politikisht në Vetëvendosje.
“Gjatë fillimi të majit, Albini kishte planifikuar një vizitë në Berlin, të cilën me kërkesën e tij (për shkak të reputacioni të mirë si ish-praktikantë në Bundestag, unë dhe kolegia ime do të ishim me të), e ndihmuam dhe se me vetë financim e realizuam këtë vizitë, kurse unë me t’u kthyer nga vizita do të angazhohesha në Lëvizje”, ka thënë Drenori.
Ai ka deklaruar se ka pasur marrëveshje gojore me Albin Kurtin për disa pika se si do të angazhohej edhe zyrtarisht në Lëvizje.
“Në takimin e tretë me Albinin në maj të këtij viti, në prezencë të Mevlyde Hyseni (koleges sime) dhe asistentes së Albinit, Vales, kishim arritë marrëveshje gojore për angazhimin tim edhe zyrtarisht në Lëvizje”, është shprehur Drenori.
Ai ka listuar 4 pika që sipas tij janë marrur vesh me Kryetarin Albin Kurti.
1. Ta udhëheqi Komitetin për Pushtetin Lokal në Lëvizjen Vetëvendosje, sepse në Lëvizje kishte mungesa të kuadrove dhe meqë unë vija me bagazh njohurish dhe praktikash në këtë fushë, profili im ishte i përshtatshëm sipas tij.
(Kjo nuk u realizua, kishte vetëm disa lëvizje shumë të vogla dhe teknike por pa rezultat për tu përmbushur).
2. Pas kthimit nga Berlini, Albini do të fillonte një turne nëpër të gjitha Qendrat e Lëvizjes nëpër Kosovë me qëllim të njoftimit të tyre me aderimin tim dhe mobilizimi të strukturave.
(Vizitat u realizuan por pa mua, madje pa sqarim pse).
3. Meqë kishte mungesë të mjaftueshme të profileve në Lëvizje për artikulim të zërit të Vetëvendosjes në media, unë para fushate do isha prezent në media.
(Kjo nuk është realizuar, madje kam kërkuar sqarim por nuk kam marrë)
4. Unë vetëm do ta ndihmoja Qendrën e Lëvizjes në Drenas por nuk do hyja në struktura atje. (Kjo nuk ndodhi, madje të gjithë angazhimin tim për mobilizim të qytetarëve e bëra atje. Ndërsa mos përfshirjen në struktura e pashë më vonë që ishte me sherr, sepse për kandidim për deputet do më sprovonin në këto struktura – pa marrëveshje paraprake me mua).
Xhavit Drenori ka treguar për bisedat që i ka pasur fillimisht me shefin e shtabit zgjedhor Besnik Bislimi, me datë 3 shtator të cilit i ka thënë se marrëveshja që e ka pasur me Albin Kurtin nuk është realizuar.
Drenori ka thënë se i ka shkruar edhe Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti me datë 5 shtator ku i ka kërkuar të takohet personalisht për të sqaruar kandidimin e tij për deputet, por që nuk ka marrë përgjigje nga Kurti.
Kurse ditën kur edhe ka qenë afati i fundit i subjekteve politike për të dorëzuar listën me kandidatët për deputetë në KQZ, Drenori thotë se prapë e ka pyetur Kurti se a do të jetë në listë apo jo, por që kryetari i VV-së nuk i ka kthyer përgjigje.
E më pas Drenori e quajti mashtrues Kurtin, pak para dorëzimit të listës për deputetë pasi nuk u përfshi në listë, duke i thënë se për mashtrimin e vitit 2019 ke hy borxh.
“Mashtrimin e vitit 2017 ta bëj hallall, për mashtrimin e vitit 2019 ke hy borxh, madje kogja shumë”, ka shkruar Drenori.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump
Kush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje
Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë
Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët