Jo më shumë se 100 metra larg objektit të Qeverisë gjendet Xhamia e Qarshisë, e cila ka vite që është në renovim.
Kjo xhami, që thuhet se është edhe më e vjetra në Ballkan, është bërë vatër e prostitucionit dhe drogës.
Arsyeja se përse është duke ndodhur kjo, është mospërkujdesja, siç thonë nga Policia e Kosovës.
Shqetësimin për këtë çështje e ka ngritur edhe përfaqësuesi i imamëve të Prishtinës, Idriz Gjigolli, në takimin që është diskutuar për sigurinë në vend. Porj,. që gjëra të tilla të dyshimta ndodhin në këtë xhami e pranojnë edhe banorët e kësaj lagje./Tribuna-Klan Kosova/