Xhamat e pasmë të errësuar tashmë lejohen edhe në Kosovë

Xhamat e pasmë të errësuar tash e tutje lejohen edhe Kosovë, edhe nëse fabrikisht vetura nuk i ka të tillë.
Errësimi i xhamave/vendosja e folive është opsionale, ndërkaq një gjë e tillë bëhet kryesisht për mbrojtje nga dielli, nxehtësia apo edhe për çështje privatësie.
Legalizimi i xhamave të zinj bëhet përmes A-Test në Qendrën e Automjeteve të Kosovës.
Çmimi për vendosjen e folive në xhamat e pasmë të veturës është 80 euro. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
3 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































