Të shtunën mbrëma do të mbahet ndeshja e yjeve. Granit Xhaka në njërën anë me ekipin e tij do të përballet me ekipin e Milot Rashicës.

Komuna e Prishtinës e cila është organizatore e kësaj ndeshje ka publikuar edhe emrat e futbollistëve të të dyja skuadrave.


Përveç futbollistëve si Granit Xhaka e Milot Rashica, do të jenë edhe emra të tjerë nga Përfaqësuesja e Kosovës, ajo e Zvicrës si dhe Kombëtarja shqiptare.

62500488 10156586111677582 1321399022790901760 n

Ermir Lenjani, Mërgim Mavraj, Arlind Ajeti, Albian Ajeti e Visar Bekaj që janë aktiv nëpër përfaqësueset respektive.

Emrat tjerë janë edhe Armend Dallku, Shefki Kuqi, Xhevdet Llumnica, si dhe këngëtaret Ledri Vula e Mc Kresha.

64359416 10156586109497582 8633309037225574400 n

Në këtë ngjarje të kryeqytetit kosovar do të luajnë edhe emra tjerë nga kultura e sporti.

64329507 10156586111612582 2928333724892266496 n

Kjo ndeshje pritet të startojë me fillim nga ora 20:00 në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë. /Telegrafi/

FB IMG 1560538793010

telegrafi sport app