LAJMI I FUNDIT:

“Xhaka, transferimi më i keq i gjitha kohërave për Arsenalin”

“Xhaka, transferimi më i keq i gjitha kohërave për Arsenalin”

Granit Xhaka është vënë në qendër të kritikave në Angli.

Paraqitja tejet e dobët ndaj Crystal Palace të hënën ka bërë që mesfushori nga Kosova të kritikohet ashpër.

Pas Harry Redknap, ka qenë një ish-futbollist irlandez që e ka kryqëzuar Xhakën për paraqitjen e dobët.


Anthony Cascarino, ish anëtar i disa skuadrave angleze si Aston Villa e Chelsea por që ka bërë karrierë edhe me Celtic e Marseille ka kritikuar ashpër Xhakën.

54-vjeçari ka shkuar aq larg sa ka thënë se Xhaka është transferimi më i keq i të gjitha kohërave për Arsenalin.

“Arsenali ka shpenzuar mbi 90 milionë funte në verë dhe asnjëri nga blerjet nuk ka bindur”.

“Lucas Perez është një lojtar i mirë por ai nuk ka pasur fatin të luaj shumë dhe kjo e ka penalizuar”.

“Granit Xhaka ka qenë blerja më e keqe e sezonit dhe jo vetëm, pasi dyshoj se ai është blerja më e keqe në histori të klubit. Xhaka ka qenë shumë i dobët”, ka deklaruar Cascarino për TalkSport.

Kujtojmë që Xhaka u bashkua me Arsenalin në verë nga skuadra gjermane Borussia Moenchegladbach.

‘Topçinjtë’, paguan 45 milionë euro për transferimin e Xhakës në Londër.

24-vjeçari ka zhvilluar 36 ndeshje në të gjitha garat ku ka shënuar tre gola dhe ka asistuar tre herë të tjera. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk ka qetësi te Belgjika, radha e De Bruynes të kapet me trajnerin Tedesco

Nuk ka qetësi te Belgjika, radha e De Bruynes të kapet me trajnerin Tedesco

Përfaqësueset
Florent Muslija merr përgjegjësinë për skandalin e fundit

Florent Muslija merr përgjegjësinë për skandalin e fundit

Përfaqësuesja e Kosovës
Komisioni i Ligës Premier merr vendimin përfundimtar për kartonin e kuq të Rice ndaj Brighton

Komisioni i Ligës Premier merr vendimin përfundimtar për kartonin e kuq të Rice ndaj Brighton

Premier League
Yamal nuk hezitoi kur përmendi yllin e Ligës Premier me të cilin do kishte dëshirë të luante tek Barcelona

Yamal nuk hezitoi kur përmendi yllin e Ligës Premier me të cilin do kishte dëshirë të luante tek Barcelona

La Liga
Intensiteti dhe frazat në stilin 'Rocky': Kush është Simon Colinet, personi që Motta e kërkoi me çdo kusht te Juventusi

Intensiteti dhe frazat në stilin 'Rocky': Kush është Simon Colinet, personi që Motta e kërkoi me çdo kusht te Juventusi

Serie A
Sylvinho beson se Shqipëria e meritoi të paktën barazimin ndaj Gjeorgjisë

Sylvinho beson se Shqipëria e meritoi të paktën barazimin ndaj Gjeorgjisë

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori