Arsenali e ka përmbysur rezultatin kundër Chelseat në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës EFL.

Ka qenë mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, ai që e ka shënuar golin e epërsisë në ndeshjen që po zhvillohet në Emirates Stadium (60).


25-vjeçari u gjend më së miri në zonë duke arritur që ta futë topin në rrjetë.

Dy gola në këtë ndeshje u realizuan në pjesën e parë, nga një për secilën skuadër.

Të parët shënuan Blutë me anë të Eden Hazard (7'), ndërsa Antonio Ruediger e gaboi portën (12') për ta barazuar rezultatin.

Theksojmë se ndeshja e parë në Stamford Bridge ka përfunduar pa gola. /Telegrafi/

telegrafi sport app