Xhaferi në takim me eurodeputetët: Çështjet bilaterale të zgjidhen mënyrë bilaterale

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, realizoi takim me eurodeputetët, anëtarët e Komitetit të Përzier Parlamentar – Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut – BE, të cilët marrin pjesë në Takimin e 19. të këtij trupi të përbashkët punues për dialog parlamentar ndërmjet deputetëve të Kuvendit dhe Parlamentit Evropian, njoftojnë nga kabineti i Xhaferit.
Në takim ishin të pranishme edhe Sonja Mirakovska, në cilësinë e bashkëkryesueses së Komitetit të Përzier Parlamentar dhe Cvetanka Ivanova, sekretarja e përgjithshme e Kuvendit.
“Kryetari Xhaferi shprehu mirënjohje ndaj Parlamentit Evropian që në vazhdimësi tregon vullnet të qartë politik dhe përkushtim për ardhmërinë evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe shprehu shpresë se Takimi i 19. i Komitetit të Përzier Parlamentar do të jetë një mundësi e
shkëlqyer që deputetët e të dyja palëve të këmbejnë opinione për aspektet më të rëndësishme të marrëdhënieve të ndërsjella dhe në këtë mënyrë të kontribuojnë në përforcimin e partneritetit të ndërsjellë. Në raport me eurointegrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, theksoi se edhe pse vendi i përmbushi kushtet dhe kjo ishte konfirmuar me vendimin e Këshillit Evropian prej më 21 mars 2020 për fillim të pakushtëzuar të negociatave të anëtarësimit, Kjo nuk ndodhi për shkak të vetos së Bullgarisë.
Megjithatë, shprehu shpresë se nga ajo që është në tavolinë, do të mund të arrihet marrëveshje, me ç’rast, çështjet bilaterale të zgjidhen në mënyrë bilaterale. Duke potencuar se Bashkimi Evropian bazohet në respektimin të gjithëve, sugjeroi se zgjidhja do të duhet të kërkohet në atë drejtim”, thuhet në njoftim.
Kryetari Xhaferi rikujtoi se vendi e harmonizoi në tërësi legjislacionin e vet të politikës së jashtme dhe të sigurisë me atë të Unionit dhe arriti shkallë të lartë të harmonizimit të legjislacionit me atë evropian, por edhe se për shkak të prolongimit të fillimit të negociatave, mbështetja e opinionit zvogëlohet në mënyrë të konsiderueshme./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Gjykimi për krime lufte ndaj Gjokoviqit, ish-i burgosuri thotë se forcat serbe i rrahën derisa i dërguan në burg

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare